Përbërsit
-
120ml Qumesht
-
100 Sheqer
-
2 Veze
-
100ml Pana per embelsira
Udhëzime
Per here te pare provova te bej akullore ne shtepi. Si shije zgjodha akulloren baze pasi varjantet jane te ngjashme por mjafton ti pasurosh me perberes te tjere. Receta e meposhteme eshte receta per akullore me krem (shija e kremit te pasticerise). Akullorja ka disa faza pergatitje, e para perzierja e perbersve, e dyta pasterizimi e treta kremoziteti dhe ngrirja.Pasterizimi eshte nje procedure e cila perdoret per the qene te sigurt qe masa e akullores eshte me sa me pak baktere. Kjo procedure kryhet duke cuar masen e akullores ne zjarr derisa harrin temperaturen gati 85 grade dhe me pas ftohjen deri ne 4 grade. Personalisht nuk e bera kete faze pasi perdora veze biologjike, qumesht dhe pana ne kuti te pastorizuara. Per te gatuar akullore ne shtepi ju duhet makina per akullore. Egzistojne dy tipe makinash, ajo e cila ka enen e cila duhet te rri ne frezer per 8 ore ose ajo e cila ngrin ne momentin qe e coni ne pune. Une kam perdorur ate qe vendoset ne ngrirje dhe e kam lene gjithe naten ne frizer.
Si te gatuajme akullore
Hapat
1
I kryer
|
Merni nje tas dhe hidhni brenda te verdhat e vezeve, i rrihni me rrahese elektrike ose rrahese vezesh normale. |
2
I kryer
|
Kur te verdhat te jene trasformuar ne nje mase kremoze shtoni sheqerin dhe vazhdoni serisht rrahjen deri sa masa te zbardhet ne ngjyre. |
3
I kryer
|
Shtoni tek tasi qumeshtin dhe panen dhe trazoni bazen e akullores deri sa te gjithe perbersit te jene perzier mire me njeri tjetrin. |
4
I kryer
|
Nzirrni nga frizeri enen e akullores, shtoni masen dhe e mbyllni me kapakun e makines. Ndizni makinen e akullores dhe e lini ne pune nga 20 deri ne 30 minuta. |
5
I kryer
|
Mbas kesaj kohe akullorja eshte gati. Masa do te jete shume kremoze. Mund te konsumoni akulloren direkt ose mbas dy oresh pushim ne ngrirje (mbas dy oreve akullorja do te kete te njejten konsistence te asaj qe blini ne dyqan). |
6
I kryer
|
Konservoni akulloren ne frizer tek ena ku e pergatitet. |