Background Image

Meringa

0 0
Meringa

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Meringa eshte nje perzjerje e te bardhave te vezeve me sheqerin, per ta pergatitur egzistojne 2 metoda, ajo francese dhe ajo italiane. Kjo qe do pershkruaj sot eshte metoda francese, kurse metoden italiane do ta shpjegoj nje here tjeter. Per te pasur nje rezultat sa me te mire duhet te ndiqni keto keshilla: mos te lini asnje gjurme te verdhe vezesh tek te bardhat, vezet duhet te jene ne temperature ambjenti dhe enet apo rrahesja e vezeve duhet te jene te thata, s’ duhet te kene gjurme uji apo yndyrne. Gatimi i te bardhave te vezeve ne kete menyre eshte dhe ne zgjidhje shume e mire per ti perdorur nese ju ngelen kur gatuani ndonje recete vetem me te verdhat e vezeve. Le te shohim se bashku si te gatuajme te bardhat e vezeve ose meringan

meringa-sitegatuajme
Meringa

KOHA E PERGATITJES: 20 min
KOHA E PJEKJES: 1 ore 15 min
KOHA TOTALE: 1 ore 35 min
PORCIONE: 10 meringa
VESHTIRESIA: e lehte
TIPI I RECETES: Embelsire, dessert

PERBERESIT:

  • 2 te bardha vezesh
  • 115g sheqer
  • 1 luge kafeje leng limoni
  • 1 maje luge gjelle kripe te holle

UDHEZIMET:

1. Ne nje ene filloni te rrihni me nje rrahese te bardhat e vezeve me pak kripe, kur te fillojne qe te marrin pak pamjen si shkume filloni dhe shtoni dalengadale sheqerin dhe lengun e limonit te filtruar me pare. Lengu i limonit heq eren karakteristike te vezes.
2. I rrihni perzjerjen veze-sheqer-leng limoni derisa e gjithe masa e pergatitur mos te shkeputet nga anet e enes.
3. E trasferoni perzjerjen ne nje xhep pastiçeri per te formuar meringe sa me uniforme por nese nuk keni nje te tille mund ti realizoni thjesht me nje luge.
4. I formoni meringet mbi nje tepsi te mbuluar me leter furri.
5. I piqni te bardhat e vezeve ne furrin e nxhehur me pare 100°C dhe i piqni per rreth 1 ore. EPas kalimit te kesaj kohe e fikni furrin, hapni pak deren e tij dhe i lini meringet te qendrojne ne furrein e fikur per 15 minuta te tjera.
6. I hiqni nga furri, i lini te ftohen plotesisht dhe i sherbeni.

(Visited 250 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Oktapod me patate dhe brokoli
para
Torte e ftohte me kos dhe meringa
para
Oktapod me patate dhe brokoli
para
Torte e ftohte me kos dhe meringa

Add Your Comment