Background Image

Cupcake me cokollate dhe portokalle

0 0
Cupcake me cokollate dhe portokalle

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
100gr Cokollate me qumesht
50gr Gjalp
50gr Sheqer kaf
2 kokrra Veze
100 gr niseshte misri Niseshte
2 kokrra dhe 140gr brum portokalleje Portokalle
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Sot do te shohim si te gatuajme cupcake me cokollate dhe portokalle. Tani jemi ne stinen e duhur te portokalleve te cilat jane plot me vitamina A, B e C. Portokallet bejne shume mire per kockat. Nese akoma nuk e dini cfare do te thote cupcake tashme nuk do te keni me dyshime: Cupcake ose Kek ne kupe eshte thjesht nje torte e vogel per nje person. Imagjinoni nje kek te vogel te pjekur ne nje kupe porcelani  per nje person dhe me pas i dekoruar siper me krem, cokollate, therrime cokollate, biskote etj ose i thjeshte (pa asnje dekorsiper). Ne kete rast ne do te shohim si pergatiten cupcake te pjekur ne kupa portokalleje, do te perdorim lekurat e portokalleve si ene.

Cupcake me cokollate

Cupcake me cokollate dhe portokalle

(Visited 181 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Ndizni furrin ne 180°C. Merni nje tenxhere me uje dhe e vendosni ne nxehet, me pas merni nje tenxhere me te vogel dhe e xhysni deri ne mes tek tenxherja me uje hidhni brenda gjalpin me cokollaten. Trazoni dhe i lini te shkrine deri sa te behet nje krem uniform.

2
I kryer

Fikni zjarrin dhe shtoni tek tenxherja me cokollaten e shkrire, sheqerin dhe trazoini serisht. Me pas shtoni vezet ashtu sic jane nje e nga nje dhe trazoni masen.

3
I kryer

Ne fund shtoni niseshtene dhe trazoni kremin e cokollates deri sa te keni formuar nje mas homogjene.

4
I kryer

Ndani dy portokallet ne mes dhe me ndihmen e nje thike i nxirrni thelat e portokalles pa e prishur lekuren e cila na duhet si kupe per te pjekur capcuke. Merni thelat e portokalles i shtrydhni pak dhe me brumin e portokalles qe ngelet e prisni imet dhe e hidhni tek masa me cokollate qe pergatitet me pare. Trazoni masen e cupcake qe pergatitet dhe jeni gati per pjekje.

5
I kryer

Merni kupat e lekures se portokalles dhe i thani me nje pecete nese ka akoma leng portokalleje brenda, shtoni masen e cokollates por lini pak boshe lekurat e portokalles pasi do te fryet gjate pjekjes. Vendosni cupcake ne furre te piqet per gati 20-25minuta dhe i sherbeni te vaket.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Torte e ftohte me luleshtrydhe
para
Makarona me mollusqe
para
Torte e ftohte me luleshtrydhe
para
Makarona me mollusqe