Përbërsit
-
250gr Miell
-
100gr ArraArrat duhet peshuar te qeruara
-
50gr Stafidhe
-
2 kokrra Veze
-
4 luge gjelle Sheqer
-
10 luge gjelle Uje
-
gjysem qeske pluhur Fryres per embelsiraMaja embelsire pluhur
-
1 luge gjelle GjalpGjalp i shkrire
-
1 pako e vogel Cokollate e erretMe preference
-
1 qeske e vogel Sheqer pluhurMe preference (per dekor siper)
Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme kek me arra dhe stafidhe (rrush i thate). Nje embelsire pak e personalizuar edhe pse eshte thjesht kek, por i pergatitur ne kete menyre eshte pak me avanguard. Ne kete recete per kek me arra dhe stafidhe do te vini re se arrat duhen grire aq shume sa qe te behen pluhur kurse stafidhet ngelen te plota. Embelsira prezantohet pak me ngjyre te erret per efektin e arrave te grira. Embelsira del vertet shume e persosur! Me poshte receta per kek me arra dhe stafidhe rrushi.
Kek me arra dhe stafidhe
Hapat
1
I kryer
|
Si fillim merni arrat dhe i ndani ne mes. Nje pjese e vendosni ne mixer dhe e grini deri sa te behet pluhur, nese nuk keni mixer pasi i keni prere ne copa te vogla i vendosni ne nje pecete rrobe te paster dhe e shtypni me nje vazo deri sa te behen pluhur. Pjesen tjeter te arrave i prisni ne copa te medhaja. |
2
I kryer
|
Merni cokollaten dhe e grini holle ne rende ose me nje thike. |
3
I kryer
|
Ndizni furren te ngrohet ne 180°C. |
4
I kryer
|
Ne nje ene rrihni dy vezet me energji, shtoni sheqerin dhe i rrihni perseri deri sa te formoni nje shkume me ngjyre te hapur. |
5
I kryer
|
Merni nje tas dhe shtoni miellin dhe e hapni ne mes dhe formoni nje grope, hidhni brenda arrat pluhur, fryresin per embelsira, gjalpin e shkrire si dhe cokollaten e grire. Perzieni keta perberes mire me njeri tjetrin. |
6
I kryer
|
Shtoni tek mielli vezet e rrahura me sheqer si dhe 10 luge gjelle me uje dhe perzieni nga poshte larte me nje luge druri deri sa te keni formuar nje mase homogjene. |
7
I kryer
|
Ne fund shtoni tek brumi i kekut stafidhet dhe arrat e prera ne copa pak te medhaja dhe trazoni edhe nje here nga larte poshte. |
8
I kryer
|
Hidhni masen e kek-ut me arra ne nje tave te rrumbullakate te lyer me gjalpe (tave me diameter gati 20-25cm) dhe e vendosni ne furre te piqet per gati 30-35 min. |
9
I kryer
|
Kontrolloni kek-un me nje kruajtse dhembesh nese eshte pjekur, fusni ne mes te kekut me arra kruajtesen dhe e hiqni dhe nese eshte e paster ateher keku eshte pjekur brenda. |
10
I kryer
|
Lini kekun me arra dhe stafidhe te ftohet, e nzirrni nga tava dhe e vendosni ne nje pjate te sheshte, e sperkateni me sheqer pluhur nese deshironi dhe e sherbeni te vaket. |
2 Komente Mëshej komentet
cfare jane stafidhet dhe bustina
stafidhet jane rrush i thate.
Bustina eshte qeske e vogel ose pako prej letre.