Udhëzime
Kam shkruar neper shume receta se si te pergatisim biskota nga me te ndryshmet, por keto qe do tu shkruaj sot jane shume te shijshme dhe te bukura nga pamja. Jane perfekte per tu pergatitur ne dite festash, ditelindjesh apo per nje bufe. Keto lloj biskotash njihen me emrin Tartelete per arsye te formes se tyre, mund ti mbushni me çfaredo lloj gjeje te doni, me çokollate, me reçel, me kremra nga me te ndryshmet. Per te realizuar keto lloj biskotash ju nevojiten stampat, format e posaçme. Pra, le te shohim si te gatuajme biskota te mbushur me çokollate te bardhe dhe te erret.

Biskota te mbushura me cokollate
KOHA E PERGATITJES: 30 min
KOHA E PJEKJES: 15 min
KOHA TOTALE: 45 min
PORCIONE: 12 biskota
VESHTIRESIA: Mesatare
TIPI I RECETES: Embelsire
Perberesit per brumin:
- 300g miell te tipit 00
- 180g sheqer pluhur
- 180g gjalp ne temperature ambjenti
- 30g nisheshte
- 1 luge kafeje sode buke
- 1 veze
- 1 maje luge kripe te holle
- lekura e grire e nje limoni
Perbersit per mbushjen:
- çokollate e erret e shkrire
- çokollate e bardhe e shkrire
Udhezimet:
1. Si fillim pergatisni brumin e biskotave: perzjeni mire me duar miellin e situr, me kripen dhe gjalpin ne kubike derisa te formohet nje mase tamam si therrimet e bukes.
2. Shtoni sheqerin, lekuren e grire te limonit, soden ( te cilen duhet ta perzjeni mire me pare me sheqerin ) dhe vezen. I perzjeni mire te gjithe keta perberes me duar dhe i punoni derisa te formohet nje brum elastik dhe homogjen.
3. I jepni brumit forme te rrumbullakte, e mbuloni me nje qeske plasmasi dhe e vendosni ne ngrirje per 30 minuta deri ne nje ore.
4. E hiqni brumin nga ngrirja, e punoni per pak minuta me duar dhe e hapni me nje rrul ne trashesine 5 mm. Formoni disqe me ndihmen e nje gote, apo filxhani me permasa me te medha se baza e stampave te biskotave.
5. E vendosni çdo disk brumi neper stampa dhe me gishta u jepni formen e tarteleteve (formen e rrumbullakte te stampave), duke e perhapur mire brumin si ne fund dhe ne anet e stampave.
6. E nxehni furren ne 180°C. I shponi lehte me majen e nje piruni te gjitha tarteletet dhe i piqni per rreth 15 minuta, ose derisa te kene mare nje ngjyre te lehte kafe.
7. Pasi te jene pjekur i hiqni nga furri dhe i lini te ftohen.
9. Nderkohe shkrini si çokollaten e erret ashtu edhe çokollaten duke shtuar pak fare qumesht per te bere masen pak fare me te lengeshme.
10. Mbushni biskotat tarteletet duke alternuar njehere me çokollate te bardhe, njehere me çokollate te erret.








