Udhëzime
Sot do te mesojme se bashku si te gatuajme makarona spaghetti me argjinare dhe domate the thata, nje pjate e pare shume e mire dhe ideale per te gjithe ata persona qe ndjekin nje diete vegjetariane. Nese nuk keni mundesine te perdorni domate te thata mund ti zevendesoni shume mire me domate te fresketa qershi. Ua keshilloj kete pjate pasi argjinaret jane nje ilaç i vertete per melçine, artritin, kolosterolin dhe per tu dobesuar.

Makarona me argjinare dhe domate te thata
KOHA E PERGATITJES: 20 min
KOHA E PJEKJES: 20 min
KOHA TOTALE: 40 min
PORCIONE: 4
TIPI I RECETES: Pjate e Pare
PERBERESIT:
- 400g makarona te tipit spageti
- 4 argjinare
- 12 domate te thata
- 1 thelpi hudher
- vaj ulliri
- 100g djath te grire kaçkavall
- majdanoz te grire
- piper ose spec djeges
- kripe
UDHEZIMET:
1. Si fillim pastroni arginaret: prisni majat e gjetheve me nje thike, u hiqni gjethet e jashtme, derisa te arrini tek zemra e arginarit, tek pjesa e bute, i ndani ne mes dhe u eliminoni te gjithe pushin, pasi ajo eshte nje pjese qe organizmi jone nuk mund ta tres.
2. I grini shume imet dhe i vendosni ne nje ene me uje me limon qe te mos nxihen, derisa te jete momenti per ti gatuar.
3. I grini dhe domatet e thata ne rripa shume te holla. Vendosni nje tigan te madh qe nuk ngjit ne zjarr mesatar, hidhni ne te 4-5 luge gjelle vaj ulliri, hudhren e shtypur te cilen do ta skuqni vetem per 2 minuta sa te aromatizoje vajin dhe do ta hiqni.
4. Pasi keni hequr hudhren, shtoni pak spec djeges te grire imet, pastaj shtoni domatet e thata. Hidhni pak uje dhe i lini te kaurdisen ne zjarr shume te ngadalte per 10 minuta.
5. I kulloni argjinaret ne nje kullejse dhe i hidhni tek tigani ku po skuqen domatet e thata, vazhdoni ti skuqni dhe per 10 minuta te tjera, derisa si domatet ashtu edhe argjinaret te jene zbutur.
6. I zjeni makaronat ne uje te valuar me kripe, i kulloni dhe i hidhni tek tigani me sugon e pergatitur. I lini ne zjarr te larte vetem per 1-2 minuta sa te marrin shijen e sugos.
7. I sperkatni me djathin e grire kaçkavall dhe pak majdanoz te fresket te grire imet. I sherbeni menjehere te ngrohta.










