Background Image

Spageti Karbonara – spaghetti alla carbonara

1 0
Spageti Karbonara – spaghetti alla carbonara

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
350gr Makarona Spaghetti
4 kokrra Veze
50gr Djath Pecorino
120gr Pancete
Sipas deshires Kripe
Sipas deshires Piper i zi

si te gatuajme makarona karbonara

Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme makarona spageti karbonara. Pjata eshte me origjine italiane dhe quhet spaghetti alla carbonara. Per kete pjate duhet te perdroni ekskluzivisht makarona te tipit spaghetti dhe asnje lloj tjeter. Makaronat karbonara pergatiten shpejte dhe me pak perberes. Sekreti i kesaj pjate eshte momenti kur hidhni vezet, te cilat duhet te shtohen vetem ne momentin e fundit dhe jo ne zjarr, pasi ne kete menyre krijohet salca kremoze qe i jep shije pjates dhe veza nuk mpikset. Receta origjinale behet me copa te vogla mishi derri te quajtura guanciale ( copa mishi te mollezave te derrit), une perdor pancetta ( copa mishi nga pjesa e barkut). Shija e mishit guanciale dhe pancetta eshte e ngjashme, pasi jane pjese ku ka dhjam dhe mishi eshte me i shijshem. Pra, le te shohim se bashku si te gatuajme makarona karbonara ne shtepi shpejt e shpejt.
(Visited 7 360 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Si fillim vendosni ne zjarr nje tenxhere te bollshme me uje dhe te rregulluar me kripe dhe e lini te mari vale.

2
I kryer

Vendosni ne zjarr mesatar nje tigan qe nuk ngjit, hidhni ne te panceten e prere ne kubike dhe e kaurdisni per disa minuta (E gjeni pancettan edhe te prere ne kubike te vegjel ne supermarket), pa i shtuar vaj pasi vete pancetta permban yndyre dhe do ta leshoje ate gjate skuqjes. E skuqni pancetten derisa te mari ngjyr kafe dhe te jete bere krokante.

3
I kryer

Nderkohe hidhni makaronat spaghetti te ziejne.

4
I kryer

Nderkohe ne nje tas shtoni dy veze te plota dhe dy te verdhat e vezeve te tjera. Shtoni djathin e grire pecorino dhe piper te zi pluhur ose te grire me mulli siper. I trazoni mire te gjithe perberesit me nje pirun ose rrahese vezesh.

5
I kryer

Kulloni ne kullejse makaronat dhe i hidhni direkt te nxehta tek tigani me pancetta dhe yndyre. I trazoni mire por shpejt e shpejt qe te mos ftohen.

6
I kryer

Shtoni spagetit direkt tek tasi me perberjen e vezeve dhe djathit qe pergatitet pak me pare. I trazoni serisht mire qe te gjithe perbersit te jene lidhur mire me njeri tjetrin. Vezet do te "piqen" vetem me nxehtesine e makaronave dhe do te krijojne nje salce kremoze dhe te ndritshme.

7
I kryer

I ndani spagetit ne pjata dhe i sherbeni menjehere te nxehta, duke shtuar pak djath apo piper tjeter siper nese deshironi.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Spageti me sardele te marinuara
para
Recel me qershi
para
Spageti me sardele te marinuara
para
Recel me qershi

Add Your Comment