Background Image

Makarona tagliatelle ne furre me lulelaker

0 0
Makarona tagliatelle ne furre me lulelaker

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme makarona tagliatelle, por jo vetem te ziera me sugo por akoma me te elaboruara. Kjo lloj makarone eshte e gjate dhe pete, shume e shjeshme pasi brumi eshte i ngjeshur vetem me te verdhat e vezeve. Per kete recete kam perdorur salce beshamel si dhe lulelaker. Kjo pjate eshte nje ide shume e mire per te pergatitur lulelakren e cila nuk pelqehet nga shija nga te gjithe, por e kombinuar me makarona dhe salce beshamel behet nje pjate teper e shijeshme. Ne fund pjata piqet per disa minuta ne furre. Per te pare si pergatitet salca beshamel ndiqni kete recete: si te gatuajme salce beshamel Kjo recete ben pjese ne pjatat vegjetarjane.

makarona-me-lulelaker-dhe-beshamel

Makarona tagliatelle me lulelaker ne furre

  • Koha e Pergatitjes: 20
  • Koha e Pjekjes: 15
  • Koha Totale: 3
  • Porcione: 6-8
  • Veshtiresia: E Mesme
  • Tipi i Recetes: Pajte e pare

Perberesit:

  • 400gr salce beshamel
  • 400gr lulelaker
  • 500gr makarona tagliatelle
  • pak kripe
  • pak arremyshk
  • pak pier te zi
  • nje maj luge gjelle me gjalp
  • pak djath te grire kackavall

Udhezimet:

  1. Vendosni 2 tenxhere me uje dhe me kripe te nzehen, dhe nderkohe pergatisni salcen beshamel sipas recetes se shpjeguar me pare ketu: salca beshamel.
  2. Kur uji te ket zier hidhni ne njeren tenxhere makaronat tagliatelle dhe ne tjetren lulelakren e lare dhe te coptuar me dore ne pjese te vogla.
  3. Hiqni makaronat 5 minuta para ne menyre qe te jene gjysem te ziera, po ashtu edhe lulelakren e hiqni para 3-4 minutash para zierjes se plote. Nderkohe ndizni furrin ne 180° dhe vendosni nje tepsi me pak gjalp brenda.
  4. Nzirrni tepsine nga furri dhe me gjalpin qe ka shkrire lyeni komplet siperfaqen e tepsise, shtoni gjysmat e makaronave tagliatelle qe keni kulluar me pare dhe me pas shtoni komplet lulelakren, pak pier te zi nese deshironi dhe ne fund gjysmen e salces beshamel.
  5. Shtoni siper shtreses me beshamel pjesen tjeter te makaronave tagliatelle qe ngelen dhe siper pjesen e dyte te salces beshamel, sperkateni me djath kackavall dhe e vendosni tepsine me makarona ne furre.
  6. Makaronat jane gati kur shtresa e siperme e beshameles te jete bere kerce. Sheberni pjaten te ngrohte.
(Visited 137 times, 1 visits today)

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Makarona spaghetti me argjinare
para
Biskota me recel pjeshke dhe manaferre
para
Makarona spaghetti me argjinare
para
Biskota me recel pjeshke dhe manaferre

Add Your Comment