Udhëzime

Harapash me kerpudha dhe mocarel
Koha e Pergatitjes: 15 min
Koha e Pjekjes:50 min
Koha Totale: 1 h 5 min
Porcione: 5-6
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Pjate e Pare
PERBERESIT:
- 400g miell misri
- 1L uje
- kripe sipas deshires
- 2 luge gjalp
- piper te zi pluhur ( me preference )
- 200g kerpudha
- 200g djath mocarel
UDHEZIMET:
1. Si fillim pergatisni harapashin siç tregohet tek receta baze ketu, e hiqni tenxheren nga zjarri dhe e hidhni harapshin qe te ftohet ne nje tepsi ne forme drejtkendeshi dhe formoni nje shtrese me trashesi 2 cm. E lini te ftohet ne temperature ambjenti dhe pasi te jete ftohur e prisni ne copa te vogla drejtkenshi.
2. Nderkohe qe harapasi ftohet, pastroni mire kerpudhat, i prisni ne feta te holla dhe i skuqni ne tigan me pak vaj ulliri per 5-10 minuta.
3. I trasferoni copat e harapashit qe prete ne nje tepsi te lyer me pak gjalp apo te veshur me leter furri, u hidhni siper pak nga kerpudhat qe skuqet dhe pak djath mocarel te prere ne kubike.
4. Nxehni furren ne 200°C dhe e piqni harapashin me kerpudha dhe djath mocarel siper 10-15 minuta, ose derisa te kete mare ngjyre te lehte kafe.
5. E hiqni tepsine me harapsh nga furri dhe i sherbeni copat e hapashit me kerpudha dhe mocarel siper menjehere.