Background Image

Brezel te embel

0 0
Brezel te embel

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda
Brezel ose Pretzel eshte nje lloj buke shume e njohur dhe e pergatitur sidomos ne Gjermani, Austri, Zvicer dhe Veriun e Italise. Eshte nje lloj tipik buke ose kulaci i cili dallohet menjehere per shkak te formes tipike qe i japin. Ne receten me poshte do te shohim si te gatuajme bretzel te embel te sherbyer me nutella.
pretzels sitegatuajme-prezel

Brezel i embel me nutella

Koha e Pergatitjes: 30 min
Koha e Pjekjes: 10 min
Koha Totale: 40 min
Porcione: 6
Veshtiresia: Mesatare
Tipi i Recetes: Embelsire

PERBERESIT:

  • 300g miell
  • 70g sheqer
  • 60ml qumesht
  • 80g gjalp
  • 1 veze
  • 5g fryres per torta te kripura
  • vanilie
  • 1 maje luge kafeje kripe te holle
  • 1 te verdhe veze dhe pak qumesht

UDHEZIMET:

1. Si fillim shkrini gjalpin dhe e lini te ftohet. Ne nje tas rrihni me nje pirun qumeshtin, vezen dhe vanilien.

2. Ne nje tepsi perzjeni mire miellin, fryresin dhe sheqerin. Hidhni ne te dalengadale perzjerjen me qumesht dhe veze, pastaj shtoni gjalpin e shkrire, pak kripe dhe e perzjeni brumin per rreth 10 minuta.

3. E trasferoni brumin e pergatitur ne nje ene, e mbuloni me leter trasparente kuzhine, e fusni ne furre te fikur por me driten e brenshme te ndezur. E lini brumin te vije per te pakten 2 ore.

4. Pasi kalon kjo kohe, e vendosni brumin ne nje siperfaqe te sperkatur me pak miell dhe e punoni per pak sekonda me duar.

5. E hapini brumin dhe formoni rripa te gjate rreth gjysem meteri dhe ne qender me diameter 2-3cm dhe ne dy ekstremitetet me diamter 1cm, dhe me pas me fijen e brumit formoni brezel si ne figure.  I perthyeni ekstremitetet drejt pjeses se poshtme i jepni formen tipike te nje fjongoje, duke kryqezuar dy ekstremitetet dhe i ngjisni me pjesen qendrore.

6. I vendosni brezel-it nje tepsi te veshur me leter furri, i lyeni nga siper me perzjerjen e te verdhes se vezes me qumesht dhe i piqni ne furren e nxehur me pare ne 170°C per rreth 8-10 minuta.

7. Pasi te jene pjekur, i lini te ftohen, i sperkatni me sheqer pluhur dhe i sherbeni me nutella.

(Visited 266 times, 1 visits today)

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Mish me leng
para
Harapash i skuqur
para
Mish me leng
para
Harapash i skuqur

Add Your Comment