Udhëzime

Mish vici me leng
Koha e Pergatitjes: 20 min
Koha e Pjekjes: 2 ore
Koha Totale: 2 ore 20 min
Porcione: 4
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Pjate e Dyte
PERBERESIT:
- 500g mish viçi
- 2 kercenj selinoje
- 2 qepe te vogla te bardha
- 2 karrota
- vaj ulliri
- piper kokerr i zi
- kripe
- erza te fresketa c’fare keni ne shtepi
UDHEZIMET:
1. Merni mishin e vicit dhe e prisni ne copa te vogla dhe i vendosni ne nje pjate.
2. Pastroni, qeroni dhe lani qepet, karrotat dhe selinone dhe prisni ne copa te medha.
3. Mbushni nje tenxhere mesatare me uje dhe e vendosni ne zjarr dhe shtoni te gjthe perberesit, 4 luge gjelle vaj ulliri, 5 kokrra piper te zi, kripe, e mbuloni tenxheren gjysem me kapak dhe e lini te zjeje ne zjarr shume te ngadalte per rreth 2 ore, ose derisa te gjithe perbersit te jene zbutur dhe te kene zjere plotesisht.
6. Gjate zjerjes e kontrolloni gjithmone tenxheren se mos mbaron uji, dhe nese duhet shtoni tjeter por edhe te hiqni shkumen qe krijohet.
7. Pasi mishi te jete gati mund ta sherbeni me leng ose me salca te ndryshme, si dhe te perdorni lengun e mishit per receta te tjera.




