Background Image

Brumi baze per krostata

0 0
Brumi baze per krostata

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
200gr Miell I Tipit 00
80gr Gjalp
100gr Sheqer
2 kokrra Veze 1 e plote dhe nje e verdhe
1 maj gishtash Kripe

Pasta frolla

Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Brumi baze per krostata eshte shume i thjeshte dhe i lehte per tu pergatitur. Ju mund te perdorni brumin baze per krostata te ndryshme, si ato te mbushura me recel ashtu edhe ato te mbushura me krem dhe fruta te fresketa. Por duhet te dini se ky brum mund te perdoret edhe per biskota (mjafton te shtoni tek brumi bajame ose arra). Baza e krostates pergjithesisht perdoret pa maja pasi duhet te jete e shkrifet dhe e ulet, por per ke e pelqen bazen e krostates pak te larte duhet te shtoj edhe pak maja per embelsira ne te. Eshte mire qe te pergatisini bazen e krostates nje dite me pare dhe ta lini  te pushoj ne frigorifer. Emri i brumit baze per krostata eshte pasta frolla ne italisht, pasi kjo eshte nje recete embelsire italiane.

Brumi baze per krostata

Brumi baze per krostata
(Visited 2 144 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Per te pergatitur brumin baze per krostata ju duhet te keni lene jashte frigoriferit gjalpin dhe vezet deri sa te kene harritur temperaturen e ambientit. Hidhni miellin dhe sheqerin ne nje tepsi dhe i trazoni me duar, me pas formoni nje grop ne mes ku do te shtoni gjalpin e prere ne kubike te vegjel, nje veze te plote dhe nje te verdhe veze dhe ne fund nje maje gishtash me kripe te imet.

2
I kryer

Punoni me duar brumin per gati 10 minuta. Kujdesuni qe i gjithe galpi te jete perzier mire me brumin dhe mos te kete ngelur cop gjalpi brenda ne brume pasi kur te piqet do te shkrij dhe brumi nuk do te jete i njetrajteshem. Formoni nje top me brumin qe formuat dhe e mbeshtillni me nje flete plastike (nese nuk keni pellicola) perdorni thjesht nje qeske plastike por sigurohuni qe qeska te perputhet plotesisht me brumin qe mos te kete ajer brenda. E vendosni brumin ne frigorifer per te pakten 3/4 ore ose me mire gjithe naten nese e pergatisni brumin baze per krostata nje dite me pare.

3
I kryer

Pasi e hiqni brumin nga frigoriferi e punoni shume pak me duar dhe e hapni me pec duke formuar vetem nje pete me lartesi gati 0,4-0,5 cm. E shtroni peten ne nje tespi te rrumbullakte te cilen e keni lyer me gjalpe me pare. Prisni anet e petes qe teprojne nga tepsia dhe i puoni serisht me duar per te formuar ose rripa ose dekore te ndryshme (lule, yje, peme) per ti cuar siper krostates pasi e keni mbushur sipas deshires.
Brumi baze per krostata duhet te piqet per 20minuta ne furre te nzehur me pare ne 180°C.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Recel kumbulle
para
Krostate me recel frutash pylli
para
Recel kumbulle
para
Krostate me recel frutash pylli

Add Your Comment