Background Image

Petulla me kos

0 0
Petulla me kos

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
300 gr Miell
1 kokerr Veze
1 gote Kos
1/2 luge kafeje Sode buke
1/4 luge kafeje Maja per embelsira
1/4 luge kafeje Sheqer
1 maje luge kafeje Kripe
1 l Vaj luledjelli

Mengjezi me i mire dhe i shijshem

Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme petulla me kos. Ne te gjitha shtepite shqiptare kudo qe ndodhen jane gatuar te pakten nje here petullat per ne mengjes,  nese ju akoma nuk i keni gatuar ateher erdhi momenti qe te aplikoheni me kete recete te thjeshte dhe te shpejte. Per te pergatitur petulla me kos shpejt e shpejt dhe me pak yndyrne mjafton te ndoqni udhezimet e meposhteme dhe do te keni nje rizultat super. Petullat zakonisht gatuhen ne mengjes dhe sherbehen me mjalt ose sperkaten me pak sheqer pluhur por ju mund ti mbushni edhe me djath e proshute nese ju pelqejne gjerat e kripura. Ne kete recete per petulla ne vend te majase se bukes  do te perdorim sode buke dhe 1 maje luge fryres per embelsira (jane disa qeska te vogla qe kane maja per embelsira), pasi pergatitja e petullave ne kete menyre ben te mundur qe mos te thithin shume vaj gjate skuqes ne tigan.

petulla-me-kod

Petulla me Kos

(Visited 1 269 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Si fillim perziejme miellin me soden e bukes dhe majane e embelsirave dhe kripen ne nje tas.

2
I kryer

Ne nje tas tjeter hedhim vezen, kosin, sheqerin dhe i perzjejme mire me nje pirun, pastaj fillojme te shtojme miellin qe pergatitem me pare pak e nga pak, gjithmone duke perzier.

3
I kryer

Vazhdoni te perzieni deri sa te formohet nje brum homogjen, pa kokrriza dhe i ujshem (shtoni kos nese eshte e domosdoshme). Pikerisht ky eshte sekreti i pergatitjes se petullave qe brumi duhet te jete shume i ujshem.

4
I kryer

Vendosni nje tigan ne zjarr mesatar, mbusheni gati plote me vaj luledielli dhe e lini vajin te nxehet mire derisa te skuqni petullat.

5
I kryer

I formoni petullat me ndihmen e nje luge (merni lugen e mbushni plote me brum dhe e hidhni ne tigan, kujdes nga vaji i cili mund te sperkati pika ne momentin qe hidhni petullen), i skuqni derisa te marrin ngjyre te bukur dhe i vendosni petullat ne kartpeceta letre qe te eliminohet vaji i tepert.

6
I kryer

I sherbeni petullat me me mjalt ose te sperkatura me shqer pluhur.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Salce me speca te kuq
para
Makarona me mish derri
para
Salce me speca te kuq
para
Makarona me mish derri

Add Your Comment