Background Image

Makarona me mish derri

0 0
Makarona me mish derri

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Egzistojne shume lloje sugosh me te cilat mund ti pergatisim makaronat, ne kete recete do te shohim se  si te gatuajme makarona me mish derri. Per kete pjate te pare do te perdorim makarona te tipit pappardelle, te cilat jane si flete te gjera dhe te gjata sa makaronat spaghetti, mish te grire derri, salce domatesh dhe vere te kuqe per te pergatitur sugon. Kjo eshte nje recete tipike e zones se toskanes ne Itali.

makarona-me-mish-derri

Makarona me sugo mish derri

  • Koha e Pergatitjes: 20 min
  • Koha e Pjekjes: 3 ore
  • Koha Totale: 3 ore 20 min
  • Porcione: 8
  • Veshtiresia: Mesatare
  • Tipi i Recetes: Pjate e Pare

Perberesit:

  • 1 kg makarona
  • 500g mish derri te grire
  • 1,5 L salce domate
  • 2 qepe
  • 2 karrota
  • 2 dege selinoje
  • 180g salce domate te koncentruar
  • 1 gote leng mishi
  • 3 gota vere te kuqe
  • 1 filxhan kafeje me vaj ulliri
  • kripe
  • piper te zi ( me preference )
  • 1 luge kafe sheqer

Udhezimet:

1. Lani, pastroni dhe grini imet te qepet, karrotat dhe selinone. Hidhni pothuajse te gjithe vajin e ullirit ne nje tigan te thelle dhe e shkrini ne zjarr shume te ulet, shtoni vajin e ullirit dhe ne fund te gjitha perimet e grira.

2. I skuqni derisa te marrin nje ngjyre te lehte kafe, por mos i digjni, shtoni lengun e mishit per te favorizuar zjerjen, pasi te kene kaluar 10-15 minuta shtoni mishin e grire.

3. E skuqni mishin per 10 minuta duke e trazuar here pas here me nje luge druri, shtoni dhe pak leng mishi dhe pastaj shtoni veren e kuqe dhe e lini te avulloje ne zjarr mesatar.

4. Kur vera te kete avulluar, shtoni salcen e domateve dhe e lini te zjeje per pak minuta. Kur sugua te filloje valen shtoni edhe salcen e koncentruar, kripe, pak piper dhe 1 luge kafeje sheqer per te hequr aciditetin e domates.

5. E zjeni sugon me mish derri ne zjarr shume te ngadalte per rreth 3 ore.

6. Zjeni makaronat ne uje te valuar me kripe dhe i sherbeni me sugon e ngrohte duke i sperkatur me pak majdanoz te fresket te grire holle siper dhe pak vaj ulliri.

(Visited 357 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Petulla me kos
para
Makarona me perime
para
Petulla me kos
para
Makarona me perime

Add Your Comment