Background Image

Makarona me perime

0 0
Makarona me perime

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme makarona me perime, saktesisht makarona te tipit spaghetti. Kjo pjate eshte e thjeshte e fresket dhe e shendetshme, si dhe vegjetariane. Ne kete recete kam perdorur kungull, karrota dhe djath deleje te fresket, por ju mund te perdorni edhe perime te tjera si bizele ose copa patellxhane.

makarona-me-perime

Makarona spaghetti me kungull, karrota dhe djath

  • Koha e Pergatitjes: 20  min
  • Koha e Pjekjes: 20 min
  • Koha Totale: 40 min
  • Porcione: 4-6
  • Veshtiresia: E lehte
  • Tipi i Recetes: Pjate e Pare

Perberesit:

  • 500g makarona spaghetti
  • 4 kunguj te gjate jeshil
  • 2 karrota
  • 1 qepe te vogel
  • 200g djath deleje
  • vaj ulliri
  • majdanoz te fresket te grire imet
  • 1 thelpi hudher
  • kripe

Udhezimet:

1. Lani mire karrotat dhe kungujt. I qeroni holle karrotat dhe i prisni per se gjati, po ashtu edhe kungujt por pa u hequr lekuren.

2. Vendosni nje tigan qe nuk ngjit ne zjarr mesatar, hidhni ne te 4-5 luge gjelle vaj ulliri, shtoni hudhren e shtypur por te paqeruar dhe e lini vetem per 1 minute sa te aromatizoje vajin pastaj e hiqni.

3. Shtoni qepen e grire, karrotat dhe kungujt, i kaurdisni per rreth 10 minuta ose derisa te zbuten dhe te kene marre ngjyre te lehte kafe.

4. Nderkohe qe perimet jane ne zjarr, zjeni makaronat ne uje te valuar me kripe sipas udhezimeve te qeskes ose me mire Al Dente ( i kulloni 2 minuta para kohes se zakonshme te zjerjes ), shtoni tek perimet pak nga uji i kripur makaronave (gati 1 filxhan kafe).

5. Pasi makaronat kane zjere, i kulloni dhe i shtoni ne tiganin me perime, vazhdoni pjekjen ne zjarr te mesem per 1-2 minuta dhe i hiqni nga zjarri.

6. I sherbeni menjehere me djathin e deles te prere ne feta per se gjati siper si dhe majdanoz te grire imet.

(Visited 591 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Makarona me mish derri
para
Cheesecake i ftohte me luleshtrydhe
para
Makarona me mish derri
para
Cheesecake i ftohte me luleshtrydhe

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here