Cheesecake i ftohte me luleshtrydhe

Shpernda ne kanalet e tua social

Or you can just copy and share this url

Mbaje shenim

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

Cheesecake i ftohte me luleshtrydhe

Udhezime

Tashme e keni vene re qe embelsira e preferuar imja eshte cheesecake. Ne kete recete do te shohim si te gatuajme kete embelsire pa e pjekur dhe duke pergatitur vete nje pelte me luleshtrydhe. Ler te shohim atehere si te gatuajme cheesecake te ftohte me luleshtrydhe te fresketa.
si-te-gatuajme-cheesecake-me-luleshtrydhe

Cheesecake i ftohte me luleshtrydhe

  • Koha e Pergatitjes: 30  min
  • Koha e Pjekjes: 0 min
  • Koha Totale: 30 min
  • Porcione: 8-10
  • Veshtiresia: E lehte
  • Tipi i Recetes: Embelsire

Perberesit per bazen e cheesecake:

  • 200g biskota
  • 110g gjalp

Perberesit per mbushjen:

  • 500g djath Philadephia
  • 200g pana te fresket per embesira
  • 120g sheqer pluhur
  • 1 limon
  • 10g xhelatin
  • vanilie

Perberesit per dekorin:

  • 500gr luleshtrydhe
  • 100gr sheqer pluhur
  • 10gr qumesht panda
  • 8kokrra luleshtrydhe
  • 8kokrra fruta pasioni

Udhezimet:

1. Si fillim pergatisni bazen e cheesecake duke grire ne mikser ( jo shume imet ) biskotat, shtoni gjlpin e shkrire dhe i perzjeni mire.

Loading...

2. E trasferoni bazen ne nje tepsi te rrumbullakte me nje diameter rreth 22 cm, te cilen duhet ta keni lyer me pare me gjalp.

3. E presoni mire bazen e biskotave me nje luge ose thjesht me duar dhe e vendosni tepsine ne frigorifer.

4. Tani pergatisni kremin: rrihni mire me nje rrahese vezesh djathin philadelphia me 50g sheqer pluhur, shtoni pak vanilje dhe vazhdoni ta punoni kremin derisa te keni arritur nje perberje homogjene.

5. Nderkohe vendosni xhelatinen te zbutet, duke e lene ne nje tas te vogel me uje te ftohte per rreth 10 minuta. Pas kalimit te kesaj kohe e hiqni nga uji, e shtrydhni mire me duar, ngrohni 2 luge pana dhe shkrini ne te xhelatinen.

6. Shtoni xhelatinen e shrire tek perberja me djath dhe pana qe pergatitet pak me pare, trazojini mire dhe me delikatese.

7. Rrihni panen se bashku me 70g sheqer pluhur derisa te arrije konsistencen e te bardhave te vezeve qe nuk bien nga anet e enes. E shtoni kete perberje tek pjesa qe pergatitet pak me pare dhe i trazoni me shume kujdes.

8. E hidhni kremin mbi bazen me biskota, e niveloni mire dhe e vendosni torten cheesecake ne frigorifer per 6 ore ose me mire gjate gjithe nates.

9. Ne kete moment pergatisni pelten e luleshtrydhes, pasi ti keni lare dhe tu keni hequr bishtat lyleshtrydheve i prisni ne copa te vogla.

10. Vendosni ne zjarr nje tigan qe nuk ngjit, shtoni ne te luleshtrydhet dhe sheqerin pluhur ne te njejten kohe. I trazoni here pas here deri sa luleshtrydhet te shkrine plotesisht. Shtoni tek masa pak uje nese e doni pelten e luleshtrydhes me te lengeshme. E hiqni pelten e luleshtrydheve kur luleshtrydhet te keni shkrire plotesisht.

11. Ne momentin qe do ta sherbeni ne tavoline, ne secilen pjate individuale hidhni pelte lulshtrydhe ne te gjithe bazen, me pas dekoroni pelten me qumesht panda duke krijuar rreze, me pas vendosni nje thele cheesecake siper dhe e dekoroni me disa copa luleshtrydhe te fresketa dhe nje frut pasioni nese keni dhe ne fund dekoroni me sheqer pluhur anash pjates.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

Pershtypjet e recetes

Nuk ka akoma asnje pershtypje. Perdorni formularin e meposhtem per te shkruar ose vlersuar receten. Kontributi juaj eshte i rendesishem. Faleminderit.

Shkruaj pershtypjen tende