Background Image

Ravioli me gjalp dhe sherebel

0 0
Ravioli me gjalp dhe sherebel

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme ravioli me gjalp dhe sherebel, nje pjate e thjeshte dhe me shije delikate, fale ereses karakteristike te sherebelit. Raviolit pergatiten njesoj si tortellinit, vetem se u jepet forma ndryshe, pasi shtrohet ne fillim nje pete, vendoset mbushja ne copa te vogla neper te, shtrohet siper nje pete tjeter dhe ngjiten petet rreth e perqark mbushjeve me mollezat e gishtave. Me pas priten raviolit si ne figure me nje preres apostafat ose me thike. Forma kete radhe eshte me pajte dhe me e madhe se tortellinit. Keshtu qe per te pergatitur ravioli ne shtepine tuaj pergatisni brumin si per tortellini dhe me pas formoni raviolit. Mbushjen e zgjidhni vete, ne kete rast raviolit jane brenda me spinaq dhe gjize.
si-te-gatuajme-ravioli

Ravioli me gjalp dhe sherebel

  • Koha e Pergatitjes: 2 ore
  • Koha e Pjekjes: 20 min
  • Koha Totale: 2 ore 20 min
  • Porcione: 4
  • Veshtiresia: Mesatare
  • Tipi i Recetes: Pjate e Pare

Perberesit per brumin

  • 180g miell te tipit 00
  • 2 veze te medha
  • kripe
  • vaj ulliri

Perberesit per mbushjen:

  • 200g spinaq
  • 200g gjize
  • 1 veze
  • 50g djath Parmigiano te grire
  • piper te zi pluhur

Perberesit per kondimentin:

  • 50g gjalp
  • 8-10 gjethe sherebel te fresket
  • Djath kaçkavall te grire

Udhezimet:

1. Si fillim pergatisni brumin per ravioli: Vendosni miellin ne nje tepsi ose siperfaqe te paster, shtoni pak kripe dhe formoni nje grope ne mes, shtoni vezet dhe nje fije vaj ulliri. Formoni brumin me duar derisa te krijohet nje strukture homogjene dhe kompakte, e mbuloni dhe e lini te pushoje deri ne 2 ore.

2. Teksa brumi pushon pergatisni mbushjen: pastroni, lani mire te gjitha gjethet e spinaqit, i zjeni per rreth 10 minuta ne nje tenxhere, mos shtoni uje, i zjeni thjesht me ujin e tyre. Nga mezi i zjerjes shtoni pak kripe.

3. Pasi kane zjere i kulloni gjethet e zjera te spinaqit ne nje kullejse duke i presuar ne menyre te tille qe te eliminoni te gjithe ujin. I grini shume imtesisht me nje thike.

4. Trasferoni spinaqin e grire ne nje tas, shtoni gjizen, djathin e grire kaçkavall, nje veze, pak kripe dhe piper dhe i trazoni mire ne menyre te tille qe te perzihen mire te gjithe perberesit mer njeri – tjetrin. E vendosni mbushjen ne frigorifer derisa te keni pergatitur petet per raviolit.

5. E ndani brumin ne 4 pjese te barabarta, hapni peten e pare me nje rrul nese nuk keni makine, trasferoni mbushjen me permasat sa nje kokerr arre, me nje distance 2-3 cm midis tyre.

6. Hapni pjesen e dyte te brumit dhe e perdorni per te mbuluar mbushjen, duke ushtruar presion me gishta rreth e perqark mbushjes me gjize dhe spinaq. I prisni me nje preser brumi ose thike, i vendosni mbi nje pecete te paster te sperkatur me miell deri ne momentin e zjerjes. Ndiqni te njejten proçedure dhe per pjesen tjeter te brumit.

7. I zjeni raviolit ne uje te valuar me kripe per pak minuta ose derisa te dalin ne siperfaqe (do te thote qe jan gati).

8. E shkrini gjalpin ne nje tigan qe nuk ngjit bashke me gjethet e fresketa te sherebelit (ne kete menyre nzjerrin aromen e tyre tek gjalpi).

9. I trasferoni raviolit  pasi i keni kulluar ne tigan dhe vazhdoni ti trazoni per 1 ose 2 minuta me zjarr te ulet duke i tundur ne tigan me shume kujdes qe mos te prishen.

10. I sherbeni menjehere te nxehta duke i sperkatur me djath te grire kaçkavall siper.

(Visited 1 152 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Cheesecake i ftohte me luleshtrydhe
para
Sallate me domate, veze, djath dhe ullinj
para
Cheesecake i ftohte me luleshtrydhe
para
Sallate me domate, veze, djath dhe ullinj

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here