Background Image

Sallate me domate, veze, djath dhe ullinj

0 0
Sallate me domate, veze, djath dhe ullinj

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda
Nese nuk keni shume kohe ne dispozicion por doni te hani dicka te mire dhe te lehte, por mbi te gjitha te shpejte per tu pergatitur ateher pergatisni nje sallate me domate, veze te ziera, djath mocarel dhe kackavall si dhe ullinj jeshil ose te zinj. Kjo sallate eshte perfekte ne c’do stine te vitit dhe prezantohet shume bukur faleminderit ngjyrave te ndryshme te perberesve.
sallate-me-domate-veze-djath-ullinj

Sallate me domate, veze, djath dhe ullinj

  • Koha e Pergatitjes: 15 min
  • Koha e Pjekjes: 10 min
  • Koha Totale: 25 min
  • Porcione: 4
  • Veshtiresia: E Lehte
  • Tipi i Recetes: antipaste

Perberesit:

  • 2 domate te kuqe
  • 200g djath mocarel
  • 4 veze te zjera
  • 200g ullinj
  • 100g djath kaçkavall
  • 100g mish pule ne grilie (me preference)

Udhezimet:

1. Si fillim piqni ne zgare ose tigan e nxehte mishin e pules, mundesisht gjoks pule pa lekure dhe pa kocka per rreth 10 minuta.

2. Nderkohe zjeni edhe vezet dhe kur te jene ftohur i qeroni nga levozhga.

3. I lani dhe prisni domatatet ne copa te vogla, po ashtu mocarelen nese eshte e madhe (mund te blini mocarela te vogla), shtoni ullinjte dhe djathin kaçkavall te prere holle me thike.

4. Shtoni mishin e pules te prepe ne copa, sperkasni gjithçka me pak kripe, vaj ulliri, i trazoni me kujdes te gjithe perberesit dhe i sherbeni ne tavoline me pak piper te zi siper nese deshironi.

(Visited 389 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Ravioli me gjalp dhe sherebel
para
Makarona me kallamar, kunguj dhe domate qershi
para
Ravioli me gjalp dhe sherebel
para
Makarona me kallamar, kunguj dhe domate qershi

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here