Background Image

Makarona me kallamar, kunguj dhe domate qershi

0 0
Makarona me kallamar, kunguj dhe domate qershi

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme makarona me kallamar, kunguj dhe domate qershi, nje recete tipike mesdhetare, mund ta pergatisim ne pak minuta ne shtepite tona per shijuar nje pjate te pare si ne resorant. Kjo recete eshte perfekte per te gjithe ata qe jane ne diete por ne te njejten kohe duan te hane gjera te mira.
makarona-me-kallamar

Makarona me kallamar, kunguj dhe domate qershi

  • Koha e Pergatitjes: 20  min
  • Koha e Pjekjes: 20 min
  • Koha Totale: 40 min
  • Porcione: 4
  • Veshtiresia: E lehte
  • Tipi i Recetes: Pjate e Pare

Perberesit:

  • 400g makarona
  • 500g kallamaare te pastruar
  • 2 kunguj te gjate
  • 20 kokrra domate qershi
  • 2 thelpinj hudher
  • 4-5 luge gjelle vaj ulliri
  • gjysem gote vere te bardhe ( me preference )
  • majdanoz te fresket
  • kripe dhe piper

Udhezimet:

1. Vendosni ne zjarr mesatar nje tigan te madh qe nuk ngjit, shtoni vajin e ullirit dhe hudhrat e shtypura, te paqeruara. I lini hudhrat per 1-2 minuta te skuqen sa te aromatizojne vajin dhe i eliminoni.

2. Hidhni kallamaret e pastruar dhe te prere ne unaza, i kaurdisni per pak minuta, shtoni veren e bardhe, e lini te avulloje dhe pastaj ulni flaken.

3. Lani, pastroni kungujt dhe domatet. I prisni per se gjati, ne fillim shtoni kungujt, i kaurdisni per 3-4 minuta dhe pastaj shtoni domatet e prera ne kubike. Sperkatni me kripe dhe pak piper, i trazoni me kujdes dhe i lini te zjejne per pak minuta.

4. Nderkohe zjeni makaronat ne uje te nxehte me kripe, i kulloni dhe i shtoni tek tigani me ku pergatitet kallamaret, ngrini flaken dhe i perzjeni te gjitha se bashku per 2 minuta.

5. I hiqni nga zjarri, sperkatini me pak majdanoz te fresket te grire holle dhe i sherbeni menjehere.

(Visited 593 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Sallate me domate, veze, djath dhe ullinj
para
Kallamar te skuqur
para
Sallate me domate, veze, djath dhe ullinj
para
Kallamar te skuqur

Add Your Comment