Përbërsit
-
4 kokrra mesatare Patate
-
2 kuti te vogla Peshk ton
-
8 kokrra Domate qershi
-
2 kokrra Veze
-
1 xhufke Sallate
-
sipas deshires Kripe
-
sipas deshires Piper i zi
-
1 kokerr e vogel Qepe e kuqe
-
24 kokrra Ullinj te zinj
Udhëzime
Kjo recete eshte ideale nese jeni ne diete, por edhe shume e shijeshme nese doni ta sherbeni si antipaste kur keni njerez ne shtepi. Per te pergatitur sallate me patate te ziera, peshk ton dhe veze te ziera mjafton te keni te gjithe perbersit ne shtepi. Keshtu qe edhe nese nuk jeni nje kuxhinjer me 5 yje kjo pjate do te dal shume e shijeshme.

Sallate me patate te ziera, peshk ton dhe veze
Hapat
|
1
I kryer
|
Si fillim merni nje tenxhere me uje dhe e kriposni, vendosni brenda patatet me gjithe lekure dhe e coni te ziej ne zjarr mesatar. (I shplani patatet me lekure para se ti vendosni te zijene) |
|
2
I kryer
|
Kur uji te filloj te ziej shtoni edhe dy vezet brenda dhe i lini te ziejn per 15 minuta bashke me patatet. |
|
3
I kryer
|
Kur patatet te kene zier plotesisht i hiqni dhe i kulloni dhe i lini te ftohen ne nje pjate. Pasi patatet te jene ftohur u hiqni lekuren me ndihmen e nje thike. |
|
4
I kryer
|
Lani sallaten ne uje te bollshem dhe i ndani gjethen nje e nga nje duke eliminuar pjesen afer rrenjes. Qeroni qepen dhe e prisni ne thela per se gjati dhe holle. |
|
5
I kryer
|
Merni nje tas dhe prisni patatet ne copa te crregullta. Qeron edhe vezet dhe i prisni per se gjati ne 4 pjese. |
|
6
I kryer
|
Merni 4 pjata dhe pergatisni sallaten me patate ne cdo pjate dhe jo se bashku ne tas pasi veza prishet nga forma... po ashtu edhe patatet. |
|
7
I kryer
|
Shtoni ne bazen e pajatave disa gjethe sallate ashtu sic jane, shotni patatet e ziera, peshkun ton, domatet e preta ne mes, disa kokrra ullinj, disa thela qepe dhe sperkateni sallaten siper me kripe, vaj ulliri dhe siper me piper te zi. |









