Background Image

Panaspa – Pandispanja

0 0
Panaspa – Pandispanja

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Meqense po afrohen festat, sot po u shkruaj receten e mebesires me te bute qe egziston, panaspase. Kam provuar shume here per te bere kete embelsire e cila preferohet shume gjate festave, sidomos edhe ne vitin e ri. Panaspaja ose Pan di Spanja eshte nje baze shume e perdorur edhe per tortat e mbushura ose nese beni embelsira te cilat sherbehen ne goda te medha qelqi. Per te pergatitur panaspane ka disa metoda, por une perdor vetem metoden e ftohte pasi ne kete menyre vjen shume e bute dhe e larte dhe ka me pak mundim se menyra e ngrohte. E para gje qe duhet te beni eshte te nxirrni nga frigoriferi vezet nje dite me pare ne menyre qe te jene ne temperature ambienti. Nje sekret eshte te keni nje robot kuxhine per te rrahur vezet. Le te shohim ateher si te gatuajme panaspa.

Panaspa
Si te pergatisim Pansapa ne menyre te ftohte

Panaspa

Koha e Pergatitjes: 15-20 min
Koha e Pjekjes: 25-30 min
Koha Totale: 50 min
Porcione: 1 tepsi e rrumbullakte me diameter 30cm
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Embelsire

PERBERSIT

  • 10 veze
  • 10 luge miell te tipit 00
  • 10 luge sheqer
  • pak gjal per te lyer tepsine

UDHEZIMET

  1. Ndizni furren ne 180° dhe e lini te nxehet nderkohe qe pergatisni embelsiren. Nese nuk keni robot kuxhine nje gje  e mire eshte te keni nje person qe tu ndihmoj per te bere rrahjen e vezeve ne te njejten kohe.
  2. Merni vezet dhe i ndani te verdhat nga te bardhat. Hidhni te bardhat e vezeve ne enen e robotit te kuxhines ose ne nje tas te rrumbullakte te madh plastik. Hidhni te verdhat e vezeve ne nje tas prej qelqi ose plastik gjithmone te rrumbullkate.
  3. Nese keni robotin e kuxhines e ndizni dhe leni te bardhat e vezeve te rrihen. Shtojne gati 4-5 fish te volumit te tyre, duke krijuar nje shkume te bardhe e cila nuk shkeputet nga ena edhe nese e ktheni me koke posht (edhe pse kete prove mund mos ta beni pasi nese nuk jane gati mund tu bije masa nga ena :D). Masa e te bardhave te vezeve eshte gati kur shkeputet ne copa njera nga tjetra sikur thjyhet.
  4. Nderkoh qe roboti ose nje person tjeter rreh te bardhat e vezeve me rrahase ose me dy priun, ju rrihni te verdhat e vezeve me shqerin duke krijuar nje mase shkumoze e cila zbardhet ne ngjyre (Mund te rrihni te verdhat e vezeve me rrahse ose me pirun).
  5. Masa e te verdhave te vezeve me shqerin  eshte gati kur 2-3 fishohet ne vellim dhe sheqeri ka shkrire plotesisht. (Nese nuk keni robot kuxhine ose asnje person per tu ndihmuar ateher si fillim rrihni te verdhat e vezeve dhe me pas te bardhat)
  6. Merni te verdhat e vezeve dhe i hidhni tek ena ku eshte shkuma me te bardhat e vezeve dhe trazoni me rrhase masen nga poshte larte shume ngadale.
  7. Shtoni avash avash miellin duke vazhduar te trazoni masen nga poshte larte. Kur te keni mbaruar e hidhni brumin e panaspase ne tepsine e lyer me gjalp te shrire.
  8. Vendosni panaspane ne furre dhe e lini te piqet per gati 30 min pa e hapur furrin. Nese hapni furrin para pjekjes mund te shfryeht. Keshtu qe beni mire te shikoni na xhami i furres embesliren deri sa te ket mar nje ngjyre te embel kafe.
  9. Kur panaspaja te jete pjekur e lini te ftohet dhe me pas e sherbetosni, e prisni ne feta horizontale per ta perdorur si baze torte ose thjesht e sperkatni me sheqer pluhur para ngrenies.
(Visited 1 486 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Kek pops per festa
para
Sallate me patate te ziera, peshk ton dhe veze te ziera
para
Kek pops per festa
para
Sallate me patate te ziera, peshk ton dhe veze te ziera

Add Your Comment