Kek pops per festa

Shpernda receten ne kanalin tuaj:

Ose kopjoni lidhjen e meposhteme dhe dorgojani kujt te doni!

Kek pops per festa

Udhezimet

Shpernda

Te dashura lexuese, sot do tu keshilloj nje recete e cila eshte ideale si embelsire per festa, sidomos si embelsira per femije. Ne kete periudhe me siguri do te keni ne shtepite tuja embelsiren pandoro (nese jetoni ne Itali) ose edhe kek ose panaspa te cilet i keni bere apostafat per festat e krishlindjes. Por gjithmone ngelen shume ushqime te pa kansomura nga festat, ne kete recete do te shohim si te kombinojme brumin e panaspase, te pandoro ose te kekut ne disa faza shume te thjeshta. Kjo embelsire queht kek pops pasi baza eshte pikerisht nje baze keku, ndersa pops pasi jane ne forme rrumbullake dhe prezantohen si lepirset, Kete lloj embelsire mund ta perdorni edhe kur femijet tuaj kane ditelindjen dhe me siguri do te beni nje figure shume te mire, sidomos tek syte e femijeve qe i presin festat me padurim.

loading...

kek-pops-embelsire

Kek pops

Koha e Pergatitjes: 5 min
Koha e Pjekjes: 0 min
Koha ne firzer: 30 min
Koha Totale: 35 min
Porcione: 20-25 kek pops
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Embelsire

PERBERSIT

  • 500 gr kek (brumi i ngelur i pandoro, i panaspase ose kekut)
  • 3-4 luge me recel pelte kajsie
  • 200gr cokollate e erret ose me qumesht
  • dekore per embelsira te gateshme ose arre kokosi pluhur
  • 25 shkopinj (mudn te perdorni ata qe shiten per te pjekur mishin ne zgare)

UDHEZIMET

  1. Merni nje tas dhe thermoni me duar pandoron ose brumin e kekut ose panaspase.
  2. Me pas shtoni 4-5 luge me recel pelte kajsie ose pjeshke dhe perzieni masen me dore per te krijuar nje brum qe ngjit. Nese keni panaspa te regjur nuk ka nevoj te shtoni recelin pasi sherbeti sherben si ngjites, keshtu qe mjafton te therrmoni panaspane e regjur.
  3. Merni copa brumi dhe me duar formoni topa te vegjel sipas deshires dhe me pas vendosni nje shkop druri ne mes.
  4. Kur ti mabroni te gjithe kek pops i vendosni nje nje tave dhe e fusni ne frizer. E lini te ftohet per gati 30 min.
  5. Nderko shkrini ne banjo maria cokollaten, nzirrni nga ngrirja kek pops-et dhe i zhytni ne cokollate te shkrire.
  6. Dekoroni me dekoret qe keni blere ose nese nuk keni vetem me arre kokosi c’do kek pops dhe i rendisni bukur ne nja baze. Ne kete rast kemi perdorur nje pako vte vitit te ri e cila eshte thejsht shkum deti. Por nje ide tjeter eshte te merni nje vazo dhe ta mbushni me oriz dhe te vendosni kek popset ne te si lule dhe e vendosni ne tryeze. A ju pelqeu ideja?

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Krofne te kripur me patate
mbas
Panaspa – Pandispanja
para
Krofne te kripur me patate
mbas
Panaspa – Pandispanja

Nje Koment Fshih komentet

Komento receten