Background Image

Krofne te kripur me patate

0 0
Krofne te kripur me patate

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Sot do te shohim si te gatuajme krofne te kripur me patate dhe te mbushur me proshutre dhe djath strakino. Krofnet ne pergjithesi jane te embel dhe siper me sheqer pluhur, por kete radhe doja te provoja nje menyre tjeter per gatimin e tyre. Per te pergatitur krofne te kripur ju duhet pak kohe, dhe me pas brumi duhet te pushoj per rreth 1 ore e gjysem (keshtu qe filloni ti pergatisni para 3 ore para drekes ose darkes). Krofnet e kripura jane shume te shijshem dhe mund ti perdorni si antipasta por edhe si pjata te dyta.

Krofne te kripur me patatesi-te-gatuajme-krofne

Krofne te kripur me patate

Koha e Pergatitjes: 40 min
Koha e Joaktive: 90 min
Koha e Pjekjes: 10 min
Koha Totale: 140 min
Porcione: 8-10 Krofne
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Antipaste

PERBERSIT

  • 250gr patate
  • 25o miell i tipit 00
  • 1 kub me maja birre
  • 1 veze
  • 1 luge kafeje me vaj ulliri
  • 1/2 luge kafeje me kripe te holle
  • 100gr proshute
  • 100gr djath strakino

UDHEZIMET

  1. Merni nje tenxhere me uje dhe vendosni ne te patatet per te zier. Kur patatet te kene zier plotesisht (verifikoni me nje pirun nese kane zier apo jo) i hiqni dhe i kulloni. U hiqni lekuren dhe me pas i shtypni me pirun sikur te fomroni nje pure.
  2. Merni nje tas dhe hidhni miellin, formoni nje grope dhe shtoni vezen, majane e tretur ne pak uje te vaket, vajin e ullirit, kripen dhe patatet e shtypura.
  3. Punoni brumin me duar deri sa te gjithe perbersit te jene perzier mire, e mbuloni brumin per krofne me nje pecete dhe e lini te pushoj brenda ne furrin e fikur per gati nje ore e gjysem.
  4. Pasi brumui te ket ardhur e merni dhe e punoni serisht me duar. E ndani ne dy pjese dhe formoni dy topa te cilet i hapni me nje rul per te formuar dy pete.
  5. Me ndihmen e nje gote me diameter rreth 8-10 cm formoni disa rrath. I merni dhe vendosni mbi ta pak djath dhe pak proshute dhe e mbyllni me nje rreth tjeter. Veproni ne kete menyre deri sa te keni mbaruar te gjithe disqet qe formuat nga peta. Brumi qe teporon mund ta punoni serisht me duar dhe te formoni perseri peten per te krijuar disqe te tjere me ndihmen e gotes.
  6. Ne fund merni nje tigan dhe e mbushni dy gisht me vaj luledjelli, e lini vajin te nzehet mire dhe vendosni krofnet per te pjekur. I skquni krofnet nga te dy anet deri sa te marin nje ngjyre te bukur te arte.
  7. Kur krofnet te jene skuqur i vendosni ne nje pjate me leter kuxhine e cila sherben per te thothur vajin e tepert. I sherbeni krofnet te ngrohta.

 

(Visited 320 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Torta te vogla me yogurt dhe mjalte
para
Kek pops per festa
para
Torta te vogla me yogurt dhe mjalte
para
Kek pops per festa

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here