Background Image

Torta te vogla me yogurt dhe mjalte

0 0
Torta te vogla me yogurt dhe mjalte

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Sot mbasdite nuk dija c’fare te beja dhe thash te provoja te pergatisja disa torta te vogla me yogurt (kos) dhe mjate. Keto embeslira jane shume te mira per te shoqeruar kafene ose per te pritur miqte. Per te pergatitur tortat e vogla me kos mjafton 10 min kohe dhe 25 min pejekje ne furre. Mund te pergatisni keto embelsira edhe per mengjes per femijet te cilat mund ti shoqeroni me qumesht. Per te pergatitur kete embelsire nuk ju duhet peshore, mjafton nje filxhan kafeje per masat.

Torta te vogla me yogurt dhe kos

Torta te vogla me yogurt dhe mjalte

Koha e Pergatitjes: 10 min
Koha e Pjekjes: 25 min
Koha Totale: 35 min
Porcione: 8
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Embelsire

PERBERSIT

  • 1 veze
  • 2 filxhan kafeje me sheqer
  • 1,5 filxhan kafeje me miell
  • 1 filxhan kafeje me kos te bardhe
  • 0,5 filxhan kafeje me arra te grira imet
  • 0,5 filxhan kafeje me mjalte
  • 0,5 filxhan kafeje me sheqer pluhur
  • pak gjalpe te shkrire
  • 8 stampa per embelsira te vogla

UDHEZIMET

  1. Merni nje tas dhe rrihni vezen me nje priun dhe me pas shtoni sheqerin dhe e rrihni masen perseri deri sa te formohet nje mase me shkume.
  2. Me pas shtoni kosin e bardhe dhe perzieni perseri masen, shtoni miellin avash avash duke trazuar embelsiren nga poshte larte deri sa te mbaroni te gjithe miellin.
  3. Merni arrat i hidhni tek masa, shtoni mjaltin dhe perzieni masen perseri me ngadale dhe gjithmone nga poshte larte.
  4. Merni stampar dhe i lyeni me gjalpe te shkrire, shtoni perberjen e embelsires dhe i fusni ne furre te nxehur me par ne 180° per 25-30 min.
  5. I hiqni tortat e vogla nga zjarri dhe i lini te ftohen, i hiqni nga stampat, i vendosni ne nje pjate dhe i sperkateni me sheqerin pluhur dhe i sherbeni.
(Visited 222 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Kausha te mbushur
para
Krofne te kripur me patate
para
Kausha te mbushur
para
Krofne te kripur me patate

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here