Udhëzime
Festat po afrojne dhe jeni akoma duke u menduar ca embelsire te gatuani per vitin e ri? Bakllavaja eshte shume e veshtire per tu bere nga ju? Ateher nje ide shume e mire dhe shume e shijeshme eshte te gatuani kadaif. Ne kete recete do te shohim si te gatuajme kadaif te mbushur me arra. Nje ide shume e mire eshte te ndani kadaifin ne copa sa per nje person dhe jo ta hidhni te gjithe ne tepsi. Ne kete menyre ndarja eshte teper e thjeshte por edhe pamja ben te sajen.
Kadaif i mbushur me arra
Koha e Pergatitjes: 15 min
Koha e Pjekjes: 40-50 min
Koha Totale: 65 min
Porcione: 10-15 porcione
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Embelsire
PERBERSIT
- 1 kg kadaif i pa pjekur
- 400gr arra
- 100gr gjalp
- 800kg sheqer per sherbetin
- 1 luge kafeje me leng limoni
UDHEZIMET
- Merni kadaifin dhe e e ndani ne pjese sa per nje person. Rrotulloni rreth gishtit indikues fijet e kadaifit sikur te beni nje lemesh. Do te formoni 10 ose 15 porcione te cilet jane bosh ne mes.
- Merni arrat dhe pasi i keni qeruar nga levozhga i prisni me thike ne copa te vogla.
- Mbushni porcionet e kadaifit me arrat dhe i mbyllni dy ekstremet e kadaifit me mollezat e gishtave.
- Ndizni furren ne 180° dhe vendosni brenda nje tepsi me pak gjalp sa te shkrij. E nxirrni tepsine me gjalpin e shkrire dhe e lyeni mire rreth e perqark.
- I shtroni per se gjati porcionet e kadaifit dhe i fusni ne furre te piqen per rreth 40-50 min (sa te marin nje ngjyre kafe siper).
- Nderkoh qe kadaifi piqet pergatisni sherbetin ne kete menyre: ne nje tenxhere shtoni 1l uje dhe 800gr sheqer, gjalpin e ngelur dhe pak leng limoni (1 luge kafeje). E lini sherbetin e kadaifit te zjej per gati 10 min dhe e lini te ftohet.
- Pasi te jete ftohur si kadaifi si sherbeti e hidhni sherbetin ne tave dhe e lini kadaifin te regjet.
- Sherbeni kadaifin ne temperature ambienti ne nje pajte te sheshte.