Udhëzime
Kjo recete eshte nje varjant i kadaifit me arra. Doja te provoja te ndryshoja pak receten per te krijuar dicka pak me inovative. Si fillim shikoni si te pergatisni kadaif me arra ne kete recete: kadaif me arra. Pasi keni lexuar kete recete te cilen duhet ta ndiqni komplet; ndryshimet qe duhet te beni jane shume te vogla. Diferenca e kesaj recete eshte renditja ne tave e porcioneve te kadaifit. Per te mesuar si te gatuani kadaif me cokollate dhe lajthi vazhdoni te ndiqni edhe keto hapa te shjeguara me poshte. Ne vend te cokollates mund te perdorni edhe nutella.

Kadaif me cokollate dhe lajthi siper
Koha e Pergatitjes: 15 min
Koha e Pjekjes: 40-50 min
Koha Totale: 65 min
Porcione: 10-15 porcione
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Embelsire
PERBERSIT
- 1 kg kadaif i pa pjekur
- 400gr arra
- 100gr gjalp
- 250 gr cokollate e erret ose nutella
- lajthi per dekor (30 kokrra)
- 1 l sherbet (si shpjegohet tek receta e mepareshme)
UDHEZIMET
- Pasi te keni formuar porcionet e kadaifit sipas rectes se mepareshme e vetmja diference eshte qe ti vendosni per te pjekur ne menyre vertikale ne furre. Domethen duhet te shikoni porcionet e kadaifit si rrath nga siper dhe jo si drejtekendesha.
- Kur kadaifi te jete pjekur si dhe sherbeti te jete ftohur i regjni procionet e kadaifit ne taven e pjekjes.
- Me pas merni cokollaten dhe e shkrini ne banjo mari (fusni tenxheren ku hidhni cokollaten ne nje tenxhere tjeter me te madhe ne te cilen ka uje te nzehte). Ne vend te cokollates mund te perdorni edhe nutella te cilen e shkrini direkt ne vazon e saj te cilen e xhysni ne nje tenxhere me uje te nzehte.
- Shtoni me nje luge gjelle me cokollate ose me nutella mbi cdo porcion kadaifi. Nese u ngelet akoma cokollate filloni ta hidhni edhe ate pak e nga pak ne c’do porcion kadaifi.
- Dekorni me dy ose tre kokrra lajthi te plota dhe pa lekure cdo porcion kadaifi dhe e sherbeni embelsiren ne temperature ambienti.