Background Image

Fasule me salcice

0 0
Fasule me salcice

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda
Doni te pergatisni nje pjate te thjeshte dhe te shijshme per keto dite te ftohta, duke lexuar  kete recete do e gjeni me siguri se c’fare te pergatisni: fasule me salcice. Kjo eshte nje pjate e dyte, e pergatitur me fasule te zjera me pare dhe e pergatitur ne tigan me salcice te skuqura. Nese doni nje shije te forte mund te shtoni pak vere te kuqe, por zakonisht u hidhet uje ose leng mishi. Le te shohim se bashku si te gatuajme fasule me salcice.
fasule-me-salcice

Fasule me salcice

Koha e Pergatitjes: 15 min
Koha e Pjekjes: 1h 45 min
Koha Totale: 2h
Porcione: 6
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Pjate e Dyte

PERBERESIT:

  • 500g fasule te thata
  • 6 salçiçe
  • 1 qepe
  • 200g domate ose salce domateje
  • 2 thelpi hudher
  • 1 gote vere te kuqe ( me preference )
  • disa gjethe sherebeli te fresket ( me preference )
  • vaj ulliri
  • kripe dhe piper

UDHEZIMET:

1. I lini fasulet ne nje ene me uje te ftohte per 12 ore, pasi keshtu shkurtohet dukshem koha e zjerjes dhe e nderroni ujin çdo 4 ore nese keni mundesi.

2. Pas kalimit te kesaj kohe i shplani fasulet me uje te rrjedhshem dhe i zjeni ne nje tenxhere me uje, ose me mire ne tenxhere me presion. Shtoni pak vaj ulliri dhe 2-3 gjethe sherebel dhe i lini te zjejne jo plotesisht, rreth 30 minuta nese i zjeni ne tenxhere me presion, nese jo i lini te zjejne per rreth 1 ore ne zjarr te ngadalte. Konservoni 1 gote nga uji i zjerjes.

3. Vendosni ne zjarr nje tigan te thelle qe nuk ngjit, hidhni ne 5-6 luge gjelle vaj ulliri, shtoni 1 thelpi hudher te prere, qepen e grire, 2 gjethe sherebel te fresket dhe salçiçet e prera ne copa mesatare. I skuqni per rreth 10 minuta dhe shtoni veren e kuqe, vazhdoni pjekjen derisa vera te kete avulluar plotesisht.

4. Shtoni domatet e prera ne kubike ose salcen e domateve, i skuqni per 3 minuta dhe shtoni fasulet e zjera me pare. I trazoni mire te gjithe perberesit me nje luge druri, shtoni ujin e zjerjes se fasuleve, kripe, piper dhe i zjeni ne zjarr te ngadalte per rreth 20 minuta. Nese eshte e nevojshme shtoni uje gjate zjerjes dhe kontrolloni mire per kripen, pasi vete salçiçet permbajne kripe.

5. I hiqni nga zjarri dhe i sherbeni te nxehta me feta buke te thekur.

(Visited 559 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Harapash i skuqur
para
Arancino me oriz
para
Harapash i skuqur
para
Arancino me oriz

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here