Background Image

Arancino me oriz

0 1
Arancino me oriz

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda
A ju ka ndodhur ndonjehere qe ne fund te javes tju ngelet ne frigorifer nje cope e vogel djathi dhe feta te holla proshuto dhe ashtu veç e veç s’ mund te pergatisni asgje? Ne fakt ju mund te gatuani nje recete shume te mire te quajtur arancino qe italisht do te thote portokalle e vogel. Kjo recete mer kete emer pasi forma dhe ngjyra eshte tamam si nje portokalle. Le te provojme se bashku te gatuajme arancino me oriz, djath dhe proshuto. Djathin dhe proshuten e perdorni si mbushje, dmth ta vendosni ne qender, ne brendesi te topave te orizit, por ne vend te kesaj mbushjeje mund te perdorni çfaredo lloj mbushjeje tjeter, psh me sugo mishi, me bizele, etj.
arancino-me-oriz si-te-gatuajme-arancino-me-oriz

Arancino me oriz, djath dhe proshuto

Koha e Pergatitjes: 25 min
Koha e Pjekjes: 20 min
Koha Totale: 45 min
Porcione: 4
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Antipast, Pjate e pare

PERBERESIT:

  • 500g oriz
  • 3 veze
  • 50g djath te grire kaçkavall
  • 30g gjalp
  • 200g djath mocarela
  • 100g proshuto
  • 1l leng mishi
  • buke te grire te thate
  • kripe
  • vaj luledielli

UDHEZIMET:

1. E hidhni lengun e mishit ne nje tenxhere dhe ne momentin qe fillon te zjeje shtoni orizin. E zjeni orizin derisa lengu te kete avulluar plotesisht dhe e trasferoni ne nje tas. Shtoni djathin e grire kaçkavall, gjalpin dhe 2 veze te rrahura. I trazoni mire te gjithe keta perberes dhe i lini te ftohen.

2. Kur perzjerja me oriz te jete ftohur plotesisht, hidhni ne pellembe te dores nje luge oriz, formoni nje hapsire te vogel ne qender dhe vendosni ne te pak djath mocarel dhe proshute te prere ne kubike te vegjel.

3. E mbuloni kete mase me nje luge tjeter orizi dhe i jepni formen e nje topi ne madhesi sa nje portokalle e vogel. Vazhdoni keshtu me te gjithe perberjen qe ka ngelur dhe si perfundim, i zhysni arancinit tek veza e rrahur dhe me pas tek buka e grire.

4. I skuqni arancinit ne nje tigan me vaj te nxehte, i ktheni here pas here qe te marrin skuqje uniforme ngjyre portokalli, i kulloni mbi letra kuzhine qe tu eliminohet vaji i tepert dhe i sherbeni arancinit te ngrohta.

(Visited 92 times, 1 visits today)

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Fasule me salcice
para
Qofte me mish te grire dhe patate
para
Fasule me salcice
para
Qofte me mish te grire dhe patate

Add Your Comment