Koha e Pjekjes: 45 min
Koha Totale: 1 ore
Porcione: 16 qofte
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Pjate e dyte
PERBERESIT:
- 4 patate te mesme
- 500gr mish i grire vici
- 2 veze
- nje dege majdanoz i fresket
- 1 qepe
- 2 thelpinj hudher
- piper i zi
- 1 filxhan kafeje buke e grire
- 1 filxhan kafeje miell
- kripe
- vaj luledielli
UDHEZIMET:
1. Si fillim vendosni ne nje tenxhere me uje te kriposur 4 patet qe te ziejne. Kur te kene zier plotesisht dhe te jene ftohur, u hiqni lekuren patateve dhe i shtypni me nje pirun.
2. Ne nje tigan me pak vaj lule dielli skuqni qepen te cilen e keni pastruar pak me pare dhe e keni prere ne kubike te vegjel. Kur qepa te ket humbur vellimin e hiqni dhe e lini te ftohet.
3. Merni nje tas dhe hidhni mishin e gire dhe patatet e shtypura, i perzieni mire dhe me pas shtoni qepen e grire dhe e trazoni perberjen edhe nje here.
4. Shtoni tek tasi, majadonizin e grie imet, hudhrat e pastruara dhe te grira imet, piper te zi sipas dehsires, kripe sipas deshires dhe ne fund shtoni ne fund dy vezet dhe perzieni masen me dore qe te gjithe perberesit te jene perizer mire me njeri tjetrin. Nese masa eshte shume e lengeshme shtoni pak buke te grire.
5. Vendosni nje tigan qe nuk ngjit ne zjarr dhe hidhni vaj luledjelli deri sa te harri lartesine gati 1 cm.
6. Nderkohe qe vaji nxehet formoni me dore topa me madhesi sa nje kokerr mandarine dhe me pas i shtypni me dore per te formuar qoftet. I kaloni qoftet ne nje pajte ku me pare keni hedhur miellin dhe tek nje pjate tjeter ku me pare keni hedhur buken e grire dhe me pas i shtoni ne tigan. Kjo i ben qoftet me krokante ne siperfaqe.
7. I skuqni qoftet ne zjarr mesatar gati 4 min ne c’do ane. Qoftet me mish te grire dhe patate jane gati kur siperfaqa merr nje ngjyre te bukur te kuqerremte.