Background Image

Qofte me mish dhe qepe

0 0
Qofte me mish dhe qepe

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
500gr Mish i grire Mish vici
2 thelpinj Hudher
Pak Piper i zi
Pak Kripe
1 kokerr Qepe e bardhe
130 gr Buke e thare
1 dege Majdanoz
Pak Rigon
2 kokerra Veze
100gr Buke e grire Mund ta zvendesoni me miell nese nuk keni
2 luge Vaj luledjelli
Gjysem Limon
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme qofte. Qoftet jane nje pjate e dyte shume e mire e cila mund te shoqerohet me perime ose me sallate. Do te shohim si te pergatisim qofte ne menyre standard edhe pse egzistojne shume receta te ndryshme per ti pergatitur. (Mund te shikoni edhe keto dy receta per qofte: Qofte me mish te grire, Qofte me mish te grire dhe patate). Per te pergatitur qofte duhet te keni blere mish vici te grire dhe te fresket si dhe te keni disa erza si majdanoz te fresket dhe rigon.

Qofte

Si te gatuajme qofte
(Visited 2 410 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Merni mishin e grire dhe e hidhni ne nje tas te bollshem, rregulloni me pak kripe, rigon dhe piper te zi sipas deshires dhe e perzieni masen me duar.

2
I kryer

Me pas merni buken qe keni vendosur me pare te regjet ne pak uje, e shtrydhni forte me dore dhe e shtoni tek tasi. Mund te regjni buken edhe ne qumesht por ky proces e ben brumin e qofteve pak me te bute.

3
I kryer

Merni qepen, e qeroni dhe me pas e prisni ne kubike te vegjel. Pastroni gjithashtu dy thelpinjte e hudhres dhe i grini. Lani degen e majdanozit dhe me pas e grini imet. Keta tre perberes i hidhni ne nje tigan ku me pare kemi nxehur vaijn. I kaurdisim deri sa te humbasin vellimin dhe te marin nje ngjyre te bukur kafe.

4
I kryer

Hidhni qepen qe sapo pergatitet tek tasi ku keni mishin dhe trazoni. Me pas shtoni 1 nga vezet dhe trazoni masen serisht me duar. Ne fund shtrydhni pak leng nga gjysma e limonit duke patur kujdes qe mos te bijen farat e limonit brenda. Ky sekret u jep nje shije te vecante qofteve.

5
I kryer

Pasi te keni pergatitur nje brum per qofte homogjen e lini te shplodhet per gati 30 minuta. Me pas e merni dhe formoni topa te vegjel dhe me pas i shtypni me dore qe te formoni disqe por pak te larte, te cilet fillimisht i kaloni tek e verdha e vezes qe mbajtet menjane dhe me pas i kaloni tek buka e grire (ose tek mielli nese nuk keni buke te grire).

6
I kryer

I skuqni qoftet ne menyre te njetrajteshme nga te dyja anet dhe i sherbeni te ngrohta me ganityra te ndryshme si sallate, patate ose permie te skuqura.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Makarona me mollusqe
para
Fokace e mbushur me djath dhe veze – Khachapuri adjaruli
para
Makarona me mollusqe
para
Fokace e mbushur me djath dhe veze – Khachapuri adjaruli
Receta te reja?Regjistro email-in!

Do te merni nje email sa here do te publikohen recetat e reja.