Background Image
  • Home
  • Fokace e mbushur me djath dhe veze – Khachapuri adjaruli

Fokace e mbushur me djath dhe veze – Khachapuri adjaruli

0 0
Fokace e mbushur me djath dhe veze – Khachapuri adjaruli

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
350 gr Miell
180 ml Qumesht
1 luge kafeje Maja birre
1/2 luge kafeje Kripe
1 maje luge kafeje Sheqer
5 kokrra Veze
200gr Gjize E kripur

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Para nje muaji provava nje pjate Gjeorgjane e cila nuk eshte gje tjeter vecese nje fokace e mbushur me djath dhe veze me emrin Khachapuri adjaruli. Shija eshte superlative, nuk rezistova dote pa gjetur receten dhe e provova ta gatuaja vete. Ne fakt djathin e zevendesova me ngjize te kripur, qe do tu shpjegoj me poshte, pasi nuk kisha djathin gjeorgjan me emrin suluguni.

 

(Visited 147 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Merni miellin dhe e hidhni ne nje tepsi, shtoni kripen si dhe shqerin. Shkrini majane e birres tek qumeshti i vaket dhe e hidhni tek mielli.

2
I kryer

Punoni brumin deri sa te formoni nje mase si per kulac. Brumi duhet te punohet per gati 7 minuta me duar. Kur brumi te jete gati formoni nje top dhe e mbuloni me nje pece dhe e lini te pushoj per gati 4 ore. Brumi do te dyfishoj vellimin.

3
I kryer

Pasi brumi te ket ardhur e merni dhe e ndani ne 4 cope per 4 porcione fokace.

4
I kryer

Lyeni me vaj siperfaqen ku do te hapni petet dhe merni cdo top brumi dhe formoni pete pak a shume ne madhesine e nje pjate.

5
I kryer

Rrotulloni rreth e rreth anet e petes sikur te krjoni nje baze.

6
I kryer

Me pas filloni dhe rrotulloni vetem ne dy ane duke krijuar nje forme vezore ose nje si forme barke si me poshte.

7
I kryer

Sistemoni fokacet ne nje tave te mbuluar me leter furri. Mbushini me gjizen e kripur dhe leyni anet e barkave me te verdhen e njeres prej vezeve.

8
I kryer

I piqni fokacet ne furre per gati 20 minuta deri sa brumi te kete marre nje ngjyre te embel kafe.

9
I kryer

I hiqni fokacet nga furri dhe me ndihmen e nje luge hapni nje vrime ne qender dhe hidhni nga nje veze siper. I vendosni serishtne furre te piqen derisa e bardha e vezes te jete pjekur kurse e verdha te jete akoma e lengeshme.

10
I kryer

Fokacia Khachapuri adjaruli eshte gati per tu sherbyer, haet duke ngjyer copa te saj tek e verdha e vezes e cila bashkohet bashke me gjizen.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Qofte me mish dhe qepe
para
Veze te kuqe per pashke
para
Qofte me mish dhe qepe
para
Veze te kuqe per pashke