Si te gatuajme Krostini Toskani
Background Image

Krostini Toskani

0 0
Krostini Toskani

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
400gr Melçi pule
1 Qepe e kuqe
20gr Vaj ulliri
40gr Kaperi
2 gjethe Sherebel te thata ose te fresketa
2 cope Açuga Açuga në vaj
gjysem gote uji Vere e kuqe
1 luge gjelle Gjalp
gjysem gote uji Leng mishi Me mire me leng pule
nje maj luge kafeje Kripe
Per Krostinit
Buke e tipit Baguette Bukë
Kuzhinë:

Përbërsit

  • Per Krostinit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme krostini toskani. Krostini nuk jane gje tjeter vecse buke e thekur dhe siper me salca te ndryshme. Krostini toskani jane feta buke te thekura dhe siper me salce te pergatitur me melci pule. Shija e salces eshte vertet shume e mire pasi melcite grihen dhe perzihen me perbersit e tjere te cilet i japin nje shije me delikate se sa ajo e melcive shqeto. Kjo recete eshte e rajonit te Toskanes ne Itali, per kete arsye quhen ne kete menyre.

(Visited 133 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Nje ne tigan pak te thelle, vendosni vajin dhe gjalpin te shkrij. Nderkohe pastroni qepen dhe e prisni ne copa te vogla.

2
I kryer

Shtoni tek tigani, ku sapo ka shkrire gjalpi, qepen e grire ne kubike te vegjel. E trazoni here pas here qe te skuqet mire nga te gjitha anet.

3
I kryer

Nderkohe qe qepa skuqet lani nen uje te rrjedhshem melcite e pules dhe i lini te kullojne. I prisni ne copa te vogla me gershere ose me thike.

4
I kryer

I shtoni melcite te piqen tek tigani me qepe. Shtoni gjethet e sherebelit, dhe i trazoni here pas here dhe i mbyllni me kapak.

5
I kryer

Kur melcite te jene skuqur mire shtoni veren dhe trazoni serisht derisa te avulloj.

6
I kryer

Ne fund shtoni lengun e pules dhe e lini te ziej per gati 20 minuta. Nese nuk keni leng pule shtoni uje. Rregulloni me kripe dhe piper sipas deshires.

7
I kryer

Kur melçite te kene zier, shtoni siper kaperit dhe açugat. Trazoni perberjen dhe e lini te shplodhet pak. Trasferoni perberjen ne mixer dhe e grini per te krijuar salcen me melci.

8
I kryer

Prisni buken baguette ne feta, mund te perdorni edhe feta buke normale nese nuk keni buken e tipit baguette. I vendosni fetat e bukes te theken pak ne furre. I nzirrni dhe shtoni siper salcen duke e hapur me luge.

9
I kryer

Krostini toskani jane gati. I sherbeni te vaket.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Si të gatuajmë bukë fokaça me oriz të zi
para
Qofte me buke te grire
para
Si të gatuajmë bukë fokaça me oriz të zi
para
Qofte me buke te grire