Background Image

Krostini me melci

0 0
Krostini me melci

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda
Ne kete recete do te mesojme si te gatuajme krostini toskane me melci, jane krostinit e mi te preferuar. Salca me melci eshte shume e mire dhe ka nje shije pak me delikate ne krahasim me shijen e melcive te skuqura. Per kete recete mjafton te keni qepe, karrota, selino dhe melci pule, por nese deshironi mund ti pergatisni edhe me melci vici. Nese doni qe salsa me melci te kete nje shije me te mire, e pergatisni qe ne darke per te nesermen, duke e konservuar ne frigorifer. Ne itali kjo recete njihet me emrin krostini toskane pasi per here te pare u pergatiten ne zonen e toskanes. Salcen mund ta konservoni per 2-3 dite ne frigorifer dhe ta ngrohni me pak gjalp te shkrire ne momentin qe doni ta sherbeni.
krostini-si-te-gatuajme

Krostini me melci

  • KOHA E PERGATITJES: 20 min
  • KOHA E PJEKJES: 15 min
  • KOHA TOTALE: 35 min
  • PORCIONE: 4-6
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Antipaste ose Pjate e Dyte

Perberesit:

  • 300g melci pule
  • 1 qepe
  • gjysem karrote
  • 1 dege te vogel selinoje
  • disa gjethe majdanoz te fresket
  • buke
  • vaj ulliri
  • kripe dhe piper

Udhezimet:

1. Si fillim pastroni, lani dhe i prisni perimet ne kubike te vegjel. I skuqni ne zjarr mesatar me pak vaj ulliri per 5 minuta.

2. Shtoni melcite e pules te prera ne copa te vogla, majdanozin e grire dhe vazhdoni skuqjen derisa e gjithe masa te jete zbutur dhe te kete mare ngyre te lehte kafe.

3. I sperkatni me pak kripe dhe piper, shtoni pak uje apo leng mishi, i mbuloni me kapak dhe i lini te zjejne per rreth 15-20 minuta.

4. E hiqni tiganin nga zjarri, e lini masen te ftohet dhe e grini ne mikser derisa te shnderrohet ne nje salce te ngjashme me purene, ose nese deshironi mund ta lini ashtu ne copa te vogla. Kur salca te jet gati e ngrohni edhe nje here me pak gjalp te shkrire pasi e ben shijen akoma me delikate dhe te mire.

4. E prisni buken ne feta te holla dhe i lyeni me salcen me melci qe sapo pergatitet.

(Visited 298 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Melci te skuqura
para
Rizoto me selino
para
Melci te skuqura
para
Rizoto me selino

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here