Background Image

Tave me kungull te verdhe

0 0
Tave me kungull te verdhe

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Le te shohim se bashku si te gatuajme tave me kungull te verdhe, ose siç quhet ndryshe kungull sheqeri, nje variant shume i shendetshem dhe i mire. Me kungullin e verdhe ne  mund te pergatisim lloj lloj recetash, si byrek, mbushje per ravioli, supra per femije, salca per orizin ose makaronat, etj. Ne kete recete do ta pergatisim nje torte te kripur qe do pak kohe, dhe vlerat e kungullit ngelen pothuajse te paprekura pasi nuk behen shume perpunime ose pjekje te gjata.

Tave me kungull te verdhe

  • Koha e Pergatitjes: 20  min
  • Koha e Pjekjes: 20 min
  • Koha Totale: 40 min
  • Porcione: 6
  • Veshtiresia: E lehte
  • Tipi i Recetes: Pjate e Pare

Perberesit:

  • 1 kg kungull te verdhe
  • 4-6 veze
  • 200g djath te bardhe
  • 1 gote qumesht
  • 2 luge miell
  • 40g gjalp
  • kripe

Udhezimet:

1. Merrni kungullin e sheqerit, e lani, i hiqni lekuren me nje thike, e pastroni nga farat, e prisni tamam siç prisni pjeprin dhe filloni e grini ne nje rende. Qe te reduktoni sadopak kohen e pjekjes, pasi e keni grire kungulline lini te kulloje per pak kohe ne nje rende pasi permban shume uje.

2. Pasi e keni grire te gjithe e hidhni ne nje tas te mash, shtoni vezet nje nga nje, qumeshtin, djathin e bardhe te therrmuar, miellin pak nga pak duke e trazuar te gjithe perberjen me nje luge, gjalpin ne temperature ambjenti, pak kripe ( beni kujdes me kripen pasi vete djathi i bardhe permban ).

3. Nxehni furren ne 200° C.

Merrni nje tepsi, e lyeni me pak gjalp ose vaj, sperkateni me nje shtrese shume te holle mielli dhe e trasferoni te gjithe perberjen qe sapo pergatitet ne tepsi.

4. E piqni taven me kungull derisa te kete mare ngjyre te embel kafe, e hiqni nga furri, e lini te ftohet per disa minuta dhe e shebeni te vaket.

(Visited 1 803 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

Featured Image
para
Byrek me gjize dhe kungull te verdhe
para
Recel ftoi
Featured Image
para
Byrek me gjize dhe kungull te verdhe
para
Recel ftoi

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here