Background Image
  • Home
  • Byrek
  • Byrek me gjize dhe kungull te verdhe

Byrek me gjize dhe kungull te verdhe

0 0
Byrek me gjize dhe kungull te verdhe

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Kjo qe po ju shkruaj sot eshte nje recete qe pergatitet me pak mundim dhe harxhim kohe, por ja vlen pasi rezultati eshte shume i mire. Brumit do ti shtojme pak margarine, kos, qumesht, veze, perberes keta qe do ti japin peteve nje shkriftesi shume te madhe. Kurse mbushjen me gjize dhe kungull te verdhe, ose edhe me djath te bardhe ne vend te gjizes. Le te shohim si te gatuajme byrek me gjize dhe kungull te verdhe trekendesh.

byrek-me-gjize-dhe-kungull-te-verdhe

Byrek trekendesh me gjize dhe kungull te verdhe

  • KOHA E PERGATITJES: 40 min
  • KOHA E PJEKJES: 30 min
  • KOHA TOTALE: 1 ore 10 min
  • PORCIONE: 6-8
  • VESHTIRESIA: Mesatare
  • TIPI I RECETES: Pjate e pare

Perberesit per brumin:

  • 500g miell te tipit 00
  • gjysem gote uje te vaket
  • 1 filxhan kafeje kos te bardhe
  • 1 filxhan kafeje qumesht te vaket
  • 1 filxhan kafeje margarine te shkrire
  • 1 veze te vogel
  • nisheshte per hapjen e peteve
  • pak kripe

Perberesit per mbushjen:

  • 400g kungull i grire
  • 400g gjize
  • 4-5 veze
  • gjysem gote qumesht
  • kripe

Udhezimet:

1. Filloni me pergatitjen brumit te byrekut: E hidhni miellin ne nje tepsi, i shtoni kripen, e trazoni, formoni nje grope ne mes, hidhni ujin, kosin, qumeshtin, margarinen e shkrire, vezen, i trazoni te gjithe keta perberes me kujdes me nje pirun dhe filloni ta punoni miellin me duart tuaja derisa te formohet nje mase elastike. Brumi nuk duhet jete shume i ujshem pasi ngjiten petet kur i hapni, keshtu qe nese eshte e nevojshme shtoni pak miell derisa te arrini konsistencen e duhur.

2. E mbuloni brumin me nje pecete te paster dhe e lini te pushoje per 10 minuta, sa te pergatisni mbushjen.

3. E skuqni me pak vaj kungullin e verdhe qe keni grire dhe lulluar me pare ne kullejse. Ngrini flaken me max dhe e skuqni per 5 minuta, sa te zbutet pak, fikni zjarrin, shtoni vezet, qumeshtin, gjizen dhe pak kripe. I trazoni mire te gjithe keta perberes dhe mbushja eshte gati.

4. Filloni te hapni petet: per te pasur pete sa me te shkrifta mund te beni kete gje, brumin qe perdorni per te hapur nje pete te vetme e ndani si fillim ne 3 pjese te barabarta ne forme topi. Hapni peten e pare, duke e sperkatur me pak nisheshte, e vendosni ne nje cep te tavolines, e sperkatni me pak margarine te shkrire, vazhdoni keshtu dhe me 2 petet e tjera. Pasi te tre petet e vogla jane te vendosura njera mbi tjetren ( mos hidhni margarine mbi peten e fundit ), i sperkatni me pak nisheshte dhe filloni ti hapni duke formuar nje pete te vetme.

5. Pasi e keni hapur peten plotesisht, e prisni per se gati ne 3-4 rripa te gjate, i sperkatni me pak margarine, hapni mbushjen gjate gjithe gjatesise se copes se brumit, duke u perqendruar vetem tek pjesa e brendeshme.

6. Tani filloni dhe i jepni seciles pjese formen e nje trekendeshi. Vazhdoni keshtu deri ne perfundimin e brumit.

7. Nxehni furren ne 180-200°C dhe i piqni bryrek trekendesh per rreth 20 minuta, ose deris ate kene mare ngjye te lehte kafe.

8. Pasi ti ndirrni nga furri i mbuloni me nje rrobe te paster qe te mos thahen.

(Visited 249 times, 1 visits today)

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Kofsha pule me karrota dhe qepe
para
Tave me kungull te verdhe
para
Kofsha pule me karrota dhe qepe
para
Tave me kungull te verdhe

Add Your Comment