Udhëzime

Byrek me spianq dhe djath te bardhe
Koha e Pergatitjes: 20 min
Koha e Pjekjes: 20 min
Koha Totale: 40 min
Porcione: 6
Veshtiresia: E Lehte
Tipi I Recetes: Pjate e Pare
PERBERESIT
- 500g miell te tipit 00
- 1 gote uje te vaket
- 1 luge gjelle kripe te holle
- 1 luge gjelle vaj ulliri
- 400g spinaq i fresket
- 200g djath i bardhe
- menderz te fresket ose te thate ( me preference )
- vaj ulliri
- kripe
UDHEZIMET:
1. Si fillim pergatisni brumin e byrekut: hidhni miellin ne nje tepsi, shtoni kripen, e trazoni me duar, formoni nje grope ne mes dhe hidhni ne te ujin e vaket si edhe vajin.
2. E punoni miellin me duar derisa te formohet nje mase e bute dhe homogjene. Mbulojeni brumin me nje pecete te paster dhe e lini te pushoje per 10 minuta, sa te pergatisni mbushjen e byrekut.
3. Pastroni, lani dhe thani mire spinaqin e fresket, e grini ne copa te vogla, e hidhni ne nje ene , therrmoni mbi te djathin e bardhe, shtoni pak menderz nese deshironi, pak kripe nese nevojitet dhe 3-4 luge gjelle vaj ulliri.
4. Ne kete rast petet jane hapur pak te vogla pasi jane pergatitur byrek trekendesh por nese doni te pergatisni nje byrek te tere, i hapni petet sa madhesia e tepsise.
5. Ne momentin qe hapni petet i sperkatni me pak nisheshte qe te mos ngjiten. Hapni pete ne madhesine e dy pellembeve te duarve, me nje trashesi 1,5-2 cm, hidhni ne secilen prej tyre mbushjen dhe u jepni formen trekendeshe siç tregohet ne foto.
6. Nxehni furren ne 180° C, i sperkatni byreket trekendesh me pak vaj ulliri siper dhe i piqni per rreth 20 minuta, ose derisa te kene mare nje ngjyre te lehte kafe.
7. I hiqni nga furri, i mbulloni me nje pecete dhe i fusni ne nje qeske plasmasi qe te mos thahen, por mos i lini me shume se 10 minuta. E sherbeni byrekun me spinaq dhe djath te bardhe te ngrohte ose dhe te ftohte.