Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme role mish vici e cila shoqerohet me patate ne furre. Per kete recete duhet te perdorni mish vici te fresket dhe pjesen e kurrizit afer shtylles kurriziore. Pasi fijet e muskulit duhet te jene per gjate gjithe gajtesise se rolese ne menyre te tille qe kur te prisni rolene prerja behet vertikalisht gjatesise se muskulit dhe rezulton pa fije.
Role mish vici i skuqur
Koha e Pergatitjes: 10 min
Koha e Pjekjes: 40 min
Koha Totale: 50 min
Porcione: 5
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Pjate e Dyte
Perberesit:
- 1.5kg mish vici per role (pa kocke)
- 0.5l vaj luledjelli per skuqje
- rozmarine
- piper i zi
- nje kokerr hudher
- kripe
- spango per te lidhur mishin
Udhezimet:
- Si fillim merni mishin dhe e lidhni me spango rreth e perqark duke krijuar unaza reth e reth me spangon.
- Merni nje tenexhere qe nuk ngjit dhe vendosni ne te 3 theplinj hudhre te pastruar dhe te shtypura me dore (mos i prisni thelpinjte e hudhres) dhe hidhni vajin e luledjellit te gjithe ne tenxhere.
- Vendosni tenxheren me vaj dhe hudhra ne zjarr te ulet dhe nderkohe qe ngrohet merni rolen e mishit te vicit qe lidhet me spango me pare, e kriposni lyeni me piper te zi, ngecni neper spango fije rozmarine dhe me pas e xhysni tek vaji brenda ne tenxhere.
- E rrotulloni here pas here rolene e mishit tek vaji dhe e skuqni dale nga dale, na fundi shtoni kirpe siper roles dhe vazhdoni akoma ta piqni ne zjarre te ulet.
- Roleja brenda ngelet pak e pa pjekur por nese ju deshironi qe te piqet komplet vazhdoni akoma me shume pjekjen.
- Kur roleja ka marre ngjyre kafe te erret nga jashte e hiqni dhe me nje pirun te madh e hiqni nga tenxherja edhe e poziciononi ne dru mishi.
- Merni nje thike qe pret mire dhe prisni rolene ne feta shume te holla (gati trasparente). I sistemoni fetat ne nje pjate te sheshte te madhe dhe i hidni siper pak nga lengu i vet qe ndodhet ne tenxhere.
- Sherbeni mishin role me patate te pjekura ne furre ose me pure patatesh.