Background Image

Gjuhe vici e zier me salce jeshile

0 0
Gjuhe vici e zier me salce jeshile

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme gjuhe vici te zier dhe siper me salce jeshile te pergatitur me majdanoz. Gjuha e vicit nuk pelqehet nga te gjithe por kjo recete e ben kete pjese te mishit akoma me te mire dhe me te vlersuar nga te gjithe. Sekreti i kesaj pjate eshte zjerja e ngadalte e mishit. Ju mund te pergatisni kete pjate edhe me pjese te tjera mishi si per shembull kemebt e vicit, copa mishi te vicit si dhe gjuhen, une ne kete recet kam perdorur disa pjese te kembeve te vicit si dhe gjuhen e vicit. Perzierja e llojeve te ndryshme te mishit ben te mundur realizimin e nje lengu mishi te cilin mund ta perdorni per makarona ose oriz.
 si-te-gatuajme-gjuhe-vici gjuhe-vici

Gjuhe vici e zier me salce jeshile

Koha e Pergatitjes: 20 min

Koha e Pjekjes: 2 ore

Koha Totale: 2 ore 20 min

Porcione: 6-8

Veshtiresia: E lehte

Tipi i Recetes: Pjate e Dyte

PERBERESIT:

  • 900g gjuhe vici edhe pjese te tjera mishi nese keni
  • 1 qepe te bardhe
  • 2 karrota
  • 2 dege selino
  • piper kokerr
  • vaj ulliri
  • 1 tufe te fresket majdanozi
  • 1 hudher
  • pak uthull ose lemg limoni ( me preference )
  • kripe

UDHEZIMET:

1. Pastroni dhe e lani mire gjuhen nga te gjitha papastertite, perdorni nje thike.

2. Pastroni, lani dhe qeroni qepen, karrotat dhe selinone. Mbushni me uje nje tenxhere, hidhni ne te perimet e qeruar, por jo te prera ne copa te vogla, dhe e vendosni tenxheren ne zjarr mesatar. Lerini te zjejne per rreth 10 minuta dhe pastaj shtoni gjuhen e viçit.

3. Shtoni vaj ulliri, disa kokrra piperi te zi ose piper pluhur dhe kripe. E mbuloni tenxheren gjysem me kapak dhe e lini te zjeje per rreth 2 ore ne zjarr shume te ngadalte, ose derisa nga gjuha mos te dale leng ne momentin qe e shponi me pirun. Nga fundi e nzirrni gjuhen nga tenxherja dhe e prisni ne copa dhe e zhysni perseri ne lengun e vet dhe e lini te ziej per 15 min te tjera ne zjarr te ngadalte duke hedhur ne kete faze pak kirpe sipas deshires.

4. Nderkohe qe gjuha e vicit zjen pergatisni salcen jeshile: lani mire me uje te rrjedhshem majdanozin, e thani dhe e grini imet me thike ose mund te perdorni griresin ose mikserin elektrik. E grini majdanozin se bashku me hudhren duke i shtuar 4-5 luge vaj ulliri te cilin do ta shtoni dalengadale. I perzjeni mire derisa te krijohet nje salce as shume e holle dhe as shume e trashe. Nese deshironi ne fund salces mund ti shtoni pak uthull ose leng limoni te fresket.

5. Pasi gjuha ka zjere i hiqni fetat nga tenxherja dhe e sistemoni ne nje pjate te sheshte dhe e sperkatni siper me salcen jeshile qe pergatitet dhe e sherbeni menjehere.

(Visited 663 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Spinaq i skuqur
para
Pice me sallam
para
Spinaq i skuqur
para
Pice me sallam

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here