Background Image

Pice me sallam

0 1
Pice me sallam

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda
Pica me mocarel dhe sallam pikant eshte nje nder versionet me te mira, me e pelqyera nga shume prej nesh per shkak shijes se forte pikante. Kjo pice pergatitet me salce domateje, mocarel dhe feta te holla sallami pikant, por nese ju nuk e pelqeni shijen djegese ose pikante mund te perdorni sallam normal. Per te pare se si pergatitet brumi i pices mjafton te shikoni receten: si te gatuajme pica margerita. Le te shohim ateher si te gatuajme pica me sallam pikant.
pica-me-sallam-si-te-gatuajme

Pica me sallam pikant

Koha e Pergatitjes: 20 min

Koha e Pjekjes: 25 min

Koha Totale: 45 min

Porcione: 4-5

Veshtiresia: E Lehte

Tipi i Recetes: Pjate e Pare

PERBERESIT:

  • 200g miell te tipit 0
  • 200g miell te tipit 00
  • 150ml uje te vaket
  • 10g maja
  • 2 luge kafeje kripe
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • 350g djath mocarela
  • 250g salce domate
  • 100g sallam pikant
  • vaj ulliri
  • disa gjethe borzilok te fresket ose rigon te thate
  • kripe

UDHEZIMET:

1. Si Fillim pergatisni brumin siç tregohet tek receta si te gatuajme pica margerita, dhe e lini te vije per te pakten 2 ore ne vend te ngrohte, psh brenda ne furren e fikur.

2. Kur brumi te jete dyfishuar ne vellim, e merrni brumin dhe e hapni me nje rrul, deri ne trashesine 1,5-2 cm.

3. Nxehni furren ne 200°C. Lyeni nje tepsi me vaj, e sperkatni me pak miell dhe shtroni ne te brumin e pices qe kani hapur me rrul. Hidhni siper salcen e domates, sperkateni me pak kripe te holle, rigon te thate pluhur dhe 2 luge gjelle vaj ulliri.

4. E piqni brumin e pices per rreth 15 min, pastaj e hiqni nga furri, dhe i hidhni siper djathin mocarel te prere ne rripa te holle dhe siper shtroni fetat e holla te sallamit pikant. Sperkateni siperfaqen me nje fije vaj ulliri.

5. E rivendosni picen ne furre dhe vazhdoni pjekjen derisa brumi te kete mare nje ngjyre te lehte kafe dhe djathi te kete shkrire plotesisht. Ne fund te pjekjes shtoni disa gjethe borziloku te fresket nese deshironi dhe e sherbeni picen menjehere te nxehte.

(Visited 725 times, 1 visits today)

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Gjuhe vici e zier me salce jeshile
para
Biskota me krem pasticerie dhe luleshtrydhe
para
Gjuhe vici e zier me salce jeshile
para
Biskota me krem pasticerie dhe luleshtrydhe

Add Your Comment