Background Image

Biskota me krem pasticerie dhe luleshtrydhe

0 0
Biskota me krem pasticerie dhe luleshtrydhe

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Sot do te shohim si te pergatisim biskota me krem pasticerie, embelsire shume e shijshme dhe me shije te fresket te luleshtrydheve, te cilen mund ta sherbeni gjate gjithe stineve te vitit, dhe ne vend te luleshtrydheve te perdorni çfaredo lloj frute qe ju pelqen, frutat e stines ne te cilen e gatuani. Brumi i ketyre biskotave eshte i njejti qe kemi pershkruar tek receta: si te gatuajme biskota te mbushura me cokollate, vetem se çokollaten ne kete rast do ta zevendesojme me kremin e pasticerie ( per te pare se si pergatitet kremi i pastiçerise klikoni ketu : si te gatuajme krem pasticerie ) dhe siper do ti dekorojme keto biskota, te quajtura tartelete, me copa te prera luleshtrydhesh te fresketa.

biskota-me-krem-sitegatuajme

Biskota te mbushura me krem dhe luleshtrydhe

Koha e Pergatitjes: 30 min
Koha e Pjekjes: 30 min
Koha Totale:1 h
Porcione: 15 – 20 biskota
Veshtiresia: E Lehte
Tipi I Recetes: Embelsire, Biskota

PERBERESIT:

  • 350g miell te tipi 00
  • 200g sheqer pluhur ose sheqer te bardhe
  • 200g gjalp ne temperature ambjenti
  • 1 luge kafeje sode buke
  • 1 veze
  • lekura e grire e nje limoni
  • 500g krem pastiçerie
  • 200g luleshtrydhe

UDHEZIMET:

1. Pergatisni brumin e biskotave: perzjeni mire me duar miellin e situr, me kripen dhe gjalpin ne kubike derisa te formohet nje mase tamam si therrimet e bukes.

2. Shtoni sheqerin, lekuren e grire te limonit, soden ( te cilen duhet ta perzjeni mire me pare me sheqerin ) dhe vezen. I perzjeni mire te gjithe keta perberes me duar dhe i punoni derisa te formohet nje brum elastik dhe homogjen.

3. I jepni brumit forme te rrumbullakte, e mbuloni me nje qeske plasmasi dhe e vendosni ne frigorifer per 30 minuta deri ne nje ore.

4. E hiqni brumin nga frigoriferi, e punoni per pak minuta me duar dhe e hapni me nje rrull ne trashesine 5 mm. Formoni disqe me ndihmen e nje gote, apo filxhani me permasa me te medha se baza e stampave te biskotave.

5. E vendosni çdo disk brumi neper stampa dhe me gishta u jepni formen e tarteleteve, duke e perhapur mire brumin si ne fund dhe ne anet e stampave.

6. E nxehni furren ne 180°C. I shponi lehte me majen e nje piruni te gjithe brumin dhe i piqni per rreth 15 minuta, ose derisa te kene mare nje ngjyre te lehte kafe.

7. Pasi te jene pjekur i hiqni nga furri dhe i lini te ftohen.

8. Nderkohe pergatisni kremin e pastiçerise siç pershkruhet tek receta ku keni klikuar, dhe e lini dhe ate te ftohet per disa minuta, duke e trazuar vazhdimisht me nje luge druri qe mos te krijoje cipe ne siperfaqe.
9. Pasi tarteletet dhe kremi i pastiçerise te jete ftohur, filloni dhe e mbushni secilen biskote me kremin e pastiçerise dhe i zbukuroni siper me copa te prera luleshtrydhesh.
(Visited 412 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Pice me sallam
para
Pice me proshute dhe kerpudha
para
Pice me sallam
para
Pice me proshute dhe kerpudha

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here