Background Image

Pice me proshute dhe kerpudha

1 0
Pice me proshute dhe kerpudha

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim se bashku si te gatuajme pica me proshute dhe kerpudha, e pergatitur tamam si pica margarita (per te pare se si pergatitet brumi i bazes se pices klikoni ketu: si te gatuajme pica margarita ), vetem se perveç djathit mocarel shtojme edhe kerpudha dhe feta te holla proshute.

pica-me-proshute-sitegatuajme

Pica me proshute dhe kerpudha

Koha e Pergatitjes: 20 min
Koha e Pjekjes: 25 min
Koha Totale: 45 min
Porcione: 4-5
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Pjate e Pare

PERBERESIT:

  • 200g miell te tipit 0
  • 200g miell te tipit 00
  • 150ml uje te vaket
  • 10g maja
  • 2 luge kafeje kripe
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • 300g djath mocarela
  • 250g salce domate
  • 300g proshute
  • 300g kerpudha
  • vaj ulliri
  • rigon i thate pluhur
  • disa gjethe borziloku te fresket ( me preference )
  • kripe dhe piper te zi pluhur

UDHEZIMET:

1. Si fillim pergatisni brumin siç tregohet tek receta e pices margerita, dhe e lini te vije per te pakten 2 ore ne vend te ngrohte, psh brenda ne furren e fikur.

2. Kur brumi te jete dyfishuar ne vellim, e merrni brumin dhe e hapni me nje rrul, deri ne trashesine 2 cm.

3. Nxehni furren ne 200°C. Lyeni nje tepsi me vaj, e sperkatni me pak miell dhe shtroni ne te brumin e pices qe kani hapur me rrul. Hidhni siper salcen e domates, sperkateni me pak kripe te holle, rigon te thate pluhur,piper te zi pluhur dhe 2 luge gjelle vaj ulliri.

4. E piqni brumin e pices per rreth 15 min, pastaj e hiqni nga furri, dhe i hidhni siper djathin mocarel te prere ne rripa te holle, kerpudhat ( te pastruara, te prera ne feta te holla dhe te skuqura me pak vaj ulliri per 10 minuta ne tigan me pare ) si edhe proshuten e prere ne feta te holla.

5. Rivendoseni picen ne furren e nxehte dhe e piqni akoma per 10 minuta.
E hiqni picen me kerpudha dhe proshute nga furri dhe e sherbeni menjehere te nxehte. Dekorojeni siper me disa gjethe borziloku te fresket nese deshironi.
(Visited 986 times, 1 visits today)

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Biskota me krem pasticerie dhe luleshtrydhe
para
Role me mish vici i skuqur
para
Biskota me krem pasticerie dhe luleshtrydhe
para
Role me mish vici i skuqur

Add Your Comment