Udhëzime

Spinaq te skuqur
Koha e Pergatitjes: 10 min
Koha e Pjekjes: 15 min
Koha Totale: 25 min
Porcione: 4
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Antipaste
PERBERESIT:
- 500g spinaq te fresket
- 2 thelpinj hudher
- 4 luge gjelle vaj ulliri
- kripe
- 1 spec te vogel djeges ( me preference )
- 1 limon
UDHEZIMET:
1. Si fillim e pastroni spinaqin nga dheu dhe gjethet e prishura, e fusni ne nje ene me uje dhe e lini atje per 20 minuta ne menyre te tille qe te shkrij mire i gjithe dheu apo papastertite.
2. E merrni spinaqin, u prisni kokat te cilat kane qe te futura ne toke dhe filloni e shplani me uje te rrjedhshem aq here derisa uje te jete i paster, mos te kete asnje papasterti.
3. Vendosni ne zjarr mesatar nje tigan te madh, hidhni ne te vajin e ullirit, hudhrat e shtypura te cilat do ti skuqni per 2 minuta dhe i hiqni nga vaji. Grini pak spec djeges nese deshironi.
4. Ne kete moment shtoni spinaqin e lare mire, pak kripe, mos shtoni uje, i mbuloni me kapak dhe i lini te skuqen per 10 minuta.
5. Fikni zjarrin, i kontrolloni per sasine kripes dhe i sherbeni menjehere ne tavoline me feta limoni te freket dhe pak buke te thekur.








