Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme speca te mbushura me oriz dhe mish te grire, por ju mund ta gatuani edhe pa mish nese jeni vegjetarian. Nese beni kete pjate me mish atehere shija eshte pak me e theksuar dhe e mire, por edhe pa mish kjo pjate ngelet gjithmone shume e shijeshme.

Speca te mbushura
- Koha e Pergatitjes: 20 min
- Koha e Pjekjes: 40 min
- Koha Totale: 1 ore
- Porcione: 4-6
- Veshtiresia: E Mesme
- Tipi i Recetes: Pjate e dyte
Perberesit:
- 8 speca te medha te kuq, jeshil ose te verdhe
- 2 qepe mesatare
- 2 domate mesatare ose salce domateje
- 2 gota uji oriz
- 250gr mish vici i grire
- menderz te thate
- vaj ulliri
- krip dhe piper te zi
Udhezimet:
1. Lani mire specat, i prisni ne pjesen e bishtit, i pastroni nga farat dhe i kaurdisni shume lehte ne nje tigan qe nuk ngjit vetem 6 prej tyre.
2. Lani, pastroni dhe i prisni qepet, 2 specat e mbajtura menjane, si edhe domatet ne kubike te vegjel.
3. I kaurdisni te gjitha perimet qe keni prere ne kubike derisa te marrin nje ngjyre te lehte kafe, shtoni mishin e grire dhe me pas shtoni orizin dhe vazhdoni kaurdisjen per disa minuta.
4. Shtoni 3-4 gota uji, kripe dhe pak piper, i mbuloni me kapak dhe vazhdoni zjerjen derisa i gjithe uji te kete avulluar, dhe orizi te kete zjere. Ne fund shtoni pak menderz te thate nese deshironi nje pjate me aromatike.
5. Sperkatini specat e kaurdisuara pak me pare me pak kripe dhe i mbushni me kujdes me ndihmen e nje luge. Reston e orizit qe ngelet mbushni pjeset bosh te tepsise ku shtruat specat.
6. Merni nje gote uje me kripe sipas deshires dhe sperkateni taven deri sa orizi qe eshte jashte specave te sheshohet.
7. Nxehni furren ne 200°C dhe i piqni specat e mbushura per rreth 30-40 minuta, i hiqni nga furri dhe i lini te ftohen pak para se ti sherbeni ne tavoline.








