Udhëzime

Tortellini
- Koha e Pergatitjes: 2 h 30 min
- Koha jo Aktive: 2 ore
- Koha e Pjekjes: 10 min
- Koha Totale: 4 h 40 min
- Porcione: 230-250 tortellini
- Veshtiresia: Mesatare
- Tipi i Recetes: Pjate e Pare
Perberesit per brumin:
- 400g miell te tipit 00
- 4 veze te medha
Perberesit per mbushjen:
- 200g mish vici i grire
- 1 veze te madhe
- 25g gjalp ose vaj ulliri
- noce moscata (arre e grire)
- kripe dhe piper te zi
Udhezimet:
1. Si fillim pergatisni brumin: vendosni miellin ne nje tepsi ose thjesht ne nje siperfaqe te paster, formoni nje grope ne mes dhe shtoni vezet qe keni rrahur me pare me nje pirun. Mblidhni miellin duke filluar nga anet dhe duke e hedhur mbi veze per te shtuar sa me shume densitetin e vezeve.
2. Tani filloni dhe e formoni brumin me duart tuaj derisa te formohet nje perberje elastike dhe homogjene. E punoni energjikisht me duar per rreth 15 min, i jepni formen e nje topi, e mbuloni me nje leter plastike trasparente dhe e lini te pushoje ne nje vend te ngrohte.
3. Nderkohe pergatisni mbushjen: vendosni ne zjarr mesatar nje tigan qe nuk ngjit, shtoni ne te gjalpin ose vajin e ullirit dhe ne fund mishin e vicit te grire. Vazhdoni pjekjen per rreth 10 minuta ose derisa te kete thithur te gjithe lendun e vet.
4. Hiqeni nga zjarri dhe lereni te ftohet. Me pas shtoni djathin vezen, pak noce moscata (arre e gire), kripe sipas deshires dhe pak piper nese deshironi dhe vazhdoni te punoni te gjithe perberjen me dore. E kontrolloni per kripe, dhe i hidhni edhe pak nese eshte e nevojshme.
5. Pasi kane kaluar 2 ore, merrni brumin dhe filloni ta hapni me makine ose nese nuk keni nje te tille thjesht me nje rrul. Mundohuni qe te mbani nje pete sa me te bute, duke e seperkatur here pas here me pak miell ne menyre te tille qe te mos ngjitet.
6. Mundohuni qe ti jepni petes nje forme katrore, ose thjesht e prisni me nje thike duke i dhene formen.
7. Nese nuk keni rrotelen qe perdoret per te prere brumin, mund te perdorni nje thike dhe te formoni katrore te vegjel me permasat 4 cm per cdo ane.
8. Vendosni siper cdo katrori te vogel pak mbushje, e merrni ne duar dhe e palosni duke i dhene formen e nje trekendeshi, i ngjisni mire te gjitha anet me majat e gishtave ( nese brumi eshte thare i lagni anet me pak uje ), merrni trekendeshin e formuar, merrni bazen dhe e palosni lart. Mbeshtesni tani brumin tek gishti tregues dhe i ngjisni mire te dy cepat, duke i drejtuar poshte. E hiqni me kujdes tortelinin nga gishti dhe vazhdoni te njejten proçedure deri ne perfundimin e brumit.
9. I vendosni mbi nje siperfaqe te paster dhe te sperkatur me miell, me mire mbi nje pecete pambuku. Tortellinit jane gati per tu gatuar.
10. Nje pajte shume e perdorur jane tortellinit me leng vici ose kaposhi, pasi lengu te ket mar vale hidhen tortellinit ne te. Pas pak minutash tortellinit ngjiten lart ne siperfaqe dhe do te thote se jane gati. I sherbeni ne pjata te thella me lengun ku zien me pare dhe me djath kackavall siper.




