Background Image

Gjelle me patate

0 1
Gjelle me patate

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete artikull do te shohim si te gatuajme gjelle me patate. Kjo gjelle pergatitet me mish viçi, dhe per te pare si gatuhet mishi i vicit  klikoni tek receta qe kemi publikuar me pare: Si te gatuajme mish viçi. Mjafton thjesht te kaurdisni pak patatet, dhe gjella pergatitet ne 10-15 minuta.

gjelle-me-patate

Gjelle me patate

  • Koha e Pergatitjes:
  • Koha e Pjekjes:
  • Koha Totale:
  • Porcione: 5
  • Veshtiresia: E Lehte
  • Tipi i Recetes: Pjate e dyte

Perberesit:

  • mishi i vicit i zier (si te receta e mepareshme)
  • 1kg patate
  • 1 karrote
  • kripe
  • menderz te thate (me preference)
  • 1 gjethe dafine

Udhezimet:

  1. Si fillim duhet te pergatisni mishin e viçit si tek receta e mepareshme.
  2. Nderkohe qe mishi zjen, pergatisni patatet.
  3. Qeroni dhe me pas i lani patatet, me pas i prisni ne kubike mesatar. Po ashtu edhe karroten.
  4. I kaurdisni pak perimet ne nje tigan qe nuk ngjit me pak vaj, derisa te kene mare nje ngjyre shume te lehte kafe.
  5. I sperkatni me kripe, pak piper pluhur dhe pak menderz te thate.
  6. Pasi mishi ka zjere, hidhni perimet e kaurdisura ne tenxhere, hidhni uje derisa patatet te mbulohen, shtoni gjethen e dafines dhe vazhdoni zjerjen derisa patatet te jene zbutur dhe lengu i gjelles te jete pergjysmuar.
  7. E lini gjellen me patate te pushoje per 10-15 minuta para se ta sherbeni ne tavoline.
(Visited 2 195 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Byrek me gjize dhe veze
para
Kek me kos
para
Byrek me gjize dhe veze
para
Kek me kos

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here