Background Image

Beshamel me qumesht miell dhe gjalp

0 0
Beshamel me qumesht miell dhe gjalp

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
50 gr Miell
1/2 l Qumesht
50 gr Gjalp
nje maje gishtash Kripe
1 kokerr ose pluhur Arremyshk

Nutritional information

105
Kilokalori

Salca ideale per Lazanja dhe Musaka

Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do shohim si te gatuajme salce beshamel, si fillim duhet te dini se eshte nje salce me prejardhje franceze por edhe italiane. Me salcen beshamel mund te pergatisni shume lloje pjatash, por me e rendesishmja eshte me siguri receta e lazanjave ose musaka (per keto dy pjatat e fundit ju duhet te dini si te gatuani  salcen ragu). Salca beshamel kur pergatitet duhet te hidhet direkt ne nje ene porcelani si dhe te mbulohet nese do e perdorni me vone. Kjo salce ka shume pak perberes dhe eshte teper e thjeshte per tu pergatitur dhe ne shume pak kohe. Sekreti i salces beshamel eshte qe duhet ta trazoni gjate gjithe kohes se zierjes pasi mund te behet me kokerriza nese nuk e trazoni vazhdimisht dhe energjetikisht.

Si te gatuajme Beshamel

salca-beshamel
Si te gatuajme salce beshamel
(Visited 2 177 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Ne nje tenxhere te thelle coni gjalpin te shkrij ne flake te dobet.

2
I kryer

Kur gjalpi te kete shkrire fikni zjarrin dhe spostoni tenxheren, hidhni miellin dhe e trazoni bashke me gjalpin deri sa te krijoni nje mase homogjene.

3
I kryer
2 min

Coni perseri tenxheren ne zjarr te ulet dhe e lini per 2 minuta duke e trazuar.

4
I kryer

Avash avash shtoni qumeshtin duke trazuar masen ne menyre qe mos te formohen kokerriza.

5
I kryer

Kurte keni hedhur komplet qumeshtin dhe masa te filloj te behet pak me e ngurte shtoni kripen sipas deshires (mjafton nje maje gishtash) dhe pak arremyshk te grire dhe e trazoni perseri.

6
I kryer

Lini salcen te zjej per gati 15-20 minuta duke e trazuar

7
I kryer

Beshamela eshte gati kur masa te jete bere e dendur pak a shume si krem. Imagjinoni qe ajo do te harri nje dendesi pak a shume si qumeshti panda ne ate kohe ajo eshte gati dhe mund ta hidhni ne nje ene porcelan dhe ta perdorni per pjatat tuaja.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Torte me cokollate te shkrire
para
Patellxhane ne zgare
para
Torte me cokollate te shkrire
para
Patellxhane ne zgare
Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here