Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme cheesecake me kos dhe çokollate te bardhe, nje menyre tjeter njohur disa kohe me pare ne faqen tone. Nje recete perfekte per ta pergatitur si torte ditelindjeje ose per nje darke mes miqsh.

Cheesecake me kos dhe cokollate te bardhe
Perberesit:
- 200g biskota te thata
- 2 luge gjelle sheqer
- 1 luge gjelle mjalt
- 2 luge gjelle qumesht
- 100g gjalp te shkrire
- 400ml pana per embelsira
- 370g kos me fruta (qershi ose luleshtrydhe)
- 100g çokollate te bardhe
- 12g xhelatine
- 100g qershi ose luleshtrydhe per dekor
Udhezimet:
- I therrmoni biskotat ne mixer bashke me gjalpin e shkrire dhe mjaltin.
- E trasferoni perberjen e pergatitur ne nje tepsi te rrumbullakte, te veshur me leter furri.
- Ngjishini mire me dore ose me nje luge dhe e vendosni ne furren e nxehur ne 180°C per 8 minuta.
- E zbusni xhelatinen ne nje gote me uje te ftohte, pastaj shtrydheni me duar qe te hiqni ujin dhe e shkrini ne qumeshtin e nxehte.
- Rrihni panen derisa te mos shkeputet nga anet e tasit dhe e perzjeni me kosin me qershi.
- Shtoni sheqerin, xhelatinen bashke me qumeshtin dhe i trazoni te gjithe perberesit mire dhe me delikatese.
- E hiqni tepsine nga furri, lereni te ftohet dhe hidhni ne te perberjen e pergatitur.
- E ftohni torten ne frigorifer per te pakten 3 ore.
- Para se ta sherbeni e dekoroni me çokollate te grire siper dhe me qershi ose luleshtrydhe.
(Visited 224 times, 1 visits today)








