Background Image

Kofsha pule me patate

0 0
Kofsha pule me patate

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Me ane te kesaj recete do te mesojme si te gatuajme kofsha pule me patate. Kjo eshte nje recete shume e thjeshte dhe e shpejte per tu pergatitur, mund ta shoqeroni me sallate te fresket dhe patate te zjera duke krijuar keshtu nje pjate te dyte shume te shendetshme per ata persona qe duan te qendrojne ne forme, ashtu edhe per ata qe vuajne nga kolesteroli apo mbipesha.

Kofsha pule me patate

Kofsha pule me patate

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 6
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pjate e dyte

Perberesit:

  • 6 kofsha pule
  • 6 patate mesatare
  • 6 luge gjelle majoneze ose senape
  • lengu dhe lekura e grire e 2 limonave
  • 1 thelpi hudher
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper
  • majdanoz te fresket te grire

Udhezimet:

  1. Vendosni nje tenxhere me uje me kripe per te zjere ne zjarr mesatar, dhe ne momentin qe uji çon vale hidhni patatet e lara dhe te paqeruara per te zjere.
  2. I lini te zjejne derisa patatet te jene zbutur dhe i trasferoni ne nje kupe te madhe, ku do ti lini per pak minuta te ftohen, dhe i qeroni nga lekura.
  3. Pasi i keni hequr lekuren, i ruani te ngrohta duke i mbuluar me ne kapak.
  4. Pergatisni marinimin per kofshat e pules: Perzjeni majonezen ose senapen me pak piper, lengun dhe lekuren e grire te limonave dhe piper te zi.
  5. U eliminoni lekuren kofshave dhe kalojini me radhe ne marinaturen e sapo pergatitur. I trasferoni ne nje tepsi te veshur me leter furri.
  6. Nxehni furrin ne 180°C dhe i piqni kofshat e marinuara te pules per rreth 35 minuta.
  7. Nderkohe qe kofshat e pules piqen ne furre pergatisni patatet e ziera, i prisni ne kubike dhe i sperkateni me pak kripe, majdanoz te prere holle dhe pak vaj ulliri.
  8. Kur kofshat e marinuara te jene pjekur, i sherbeni me patatet e ziera.
(Visited 276 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Bakllava turke me pete te gatshme
para
Cheesecake me kos dhe cokollate te bardhe
para
Bakllava turke me pete te gatshme
para
Cheesecake me kos dhe cokollate te bardhe

Add Your Comment