Udhëzime
Sot, te dashura lezuese do te shohim si te pergatisim supe krem me kungull te verdh ose kungull sheqeri sic i themi ne. Nuk e dija qe ky lloj kungulli njehet dhe me emrin kungull stambolli, por sot e mesova edhe kete gje. Nuk thone kot sa te rrosh do mesosh! Tani eshte koha e e duhur per te pergatitur kete pjate pasi eshte stina ne te cilen mund te gjejme kungullin e sheqerit te fresket ne dyqan. Le te shohim atehere si pergatitet kremi me kungullin e verdhe.

Supe krem me kungull te verdhe
Perberesit:
- 600g tul kungull sheqeri (i verdhe)
- 200g patate
- 30g gjalp
- 3 luge vaj ulliri
- kripe dhe piper
- djath kaçkavall i grire ( me preference)
- buke e thekur ose kulac i bute
- gjethe borziloku te fresket
Udhezimet:
- Pasi e keni pastruar kungullin e sheqerit nga lekura dhe farat e prisni ne kubike te vegjel.
- Pastroni dhe qeroni patatet. I prisni dhe keto ne kubike si kungulli i verdhe.
- Ne nje nje tigan shkrini gjalpin.
- Shtoni 3 luge vaj ulliri, shtoni kungullin dhe patatet e prera ne kubike, dhe u jepni nje skuqje shume te lehte.
- I mbuloni me uje dhe rregulloni supen me kripe sipas deshires, e lini ne zjarr te ngadalte per rreth 30 minuta, ose deri sa perimet te jene zbutur plotesisht.
- Hiqni supen nga zjarri dhe e lini te vaket, me pas e hidhni ne nje mikser dhe e grini mire derisa te formohet nje mase kremoze dhe homogjene.
- E sherbeni supen te ngrohte me pak vaj ulliri te gjalle dhe buke te thekur (ose pak kulac te fresket).
- E sperkatni kremin e kungullit te verdhe me djath te grire kackavall ose me piper. Zbukuroni pjaten me gjethe borziloku.










