Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!
0 0
Bakllava

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

Bakllava

Cuisine:

Directions

Share

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme bakllava me metoden klasike ose turke. Bakllavaja eshte nje embelsire tradicionale qe pergatitet ne periudhen e Vitit te Ri, do pak durim dhe vullnet, por ja vlen sepse rezultati eshte shume i shkelqyer. Por ka dhe perosona qe u pelqen bakllavaja aq shume sa qe nuk presin vitin e ri per ta bere. Masat e meposhtme jane per nje tepsi te madhe por nese do te pergatisni thjesht per 5-6 persona mjafton te pergjysmoni masat e perberesve.

Loading...
Si te pergatisim Bakllava
Si te pergatisim Bakllava

Bakllava

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 20-25
  • VESHTIRESIA: E Veshtire
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • Perberesit per brumin: 1 kg miell
  • 10 te verdha vezesh
  • 2 filxhan kafeje qumesht
  • 2 filxhan kafeje kos
  • 2 filxhan kafeje vaj luledielli ose misri
  • nisheshte misri per te hapur petet
  • Perbresit per mbushjen: 1 kg arra
  • 2 fixhan kafeje sheqer
  • 500g gjalp i shkrire
  • Perbresit per sherbetin: 4 gota uji me sheqer
  • 3 gota uje

Udhezimet:

  1. Si fillim pergatisim brumin: hedhim miellin ne tepsi, hapim nje grope ne mes dhe hedhim me radhe perberesit.
  2. Si fillim hedhim te verdhat e vezeve te cilat i rrahim lehte me nje pirun, shtojme kosin, qumeshtin, vajin dhe fillojme te formojme brumin.
  3. E ngjeshim ne menyre te tille qe brumi te jete sa me elastik, por jo i ujshem. E kryejme kete operacion per rreth 15-20 minuta.
  4. I japim brumit formen e nje topi, e mbulojme me nje leter kuzhine plastmasi dhe e leme te pushoje ne temperature ambjenti per 2 ore.
  5. Nderkohe qe brumi pushon shkrijme gjalpin, grime arrat dhe i perzjejme me pak sheqer, pasi mbushja merr nje shije me te mire ne kete menyre.
  6. E ndajme masen e arrave me gjalp ne 3 pjese te barabarta.
  7. Pasi kane kaluar 2 ore, i japim brumit nje forme te gjate dhe e presim ne 4 pjese te barabarta, pastaj secilen prej ketyre pjeseve e presim ne 10 pjese te vogla. Mundesisht seciles pjese i jepim formen e nje topi, pasi kur te hapen petet do te jene me uniforme (Do te keni 4 shtresa petesh dhe 3 shtresa me arra, c’do shtrese me 10 pete per nje total prej 40 petesh).
  8. Fillojme me radhe dhe bejme 10 petet e para me topat e vegjel te brumit qe krijuam me pare nga nje prej 4 topave te brumit, si fillim i hapim pak petet edhe pse e dime qe petet duhet ti bejme sa me shume te holla te jete e mundur. Sa here qe bejme nje nga 10 petet e para i hapim deri ne gjysem dhe i rendisim njera mbi tjetren ne nje tavoline, gjithmone duke i sperkatur me pak nisheshte, edhe gjate hapjes edhe gjate renditjes.
  9. I leme petet pak ne temperature ambjenti dhe kur kemi mbaruar 10 petet e para qe i kemi renditur njera mbi tjetren i marim serisht dhe i hapim se bashku duke formuar nje pete te madhe te vetme ne momentin e hapjes (Ne kete menyre hapim 10 pete njekohesisht).
  10. Vazhdojme me pas me 3 copat e tjera te medha te brumit.
  11. Ndajme secilen nga copat e medhaja te brumit ne 10 topa te vegjel, pastaj i hapim pake dhe i rendisim nje e nga nje, njera mbi tjetren, pastaj i hapim te gjitha se bashku sikur te ishte nje pete e holle.
  12. I hapim petet deri ne masen e tepsise se rrumbullakte ne te cilen do shtrojme bakllavane.
  13. Pasi i keni hapur te gjitha petet fillojme shtrimin: veshim tepsine me gjalpe, shtrojme 10 petet e para te formuar nga nje topi i madh i brumit, secilen nga petet e sperkasim me gjalp te shkrire, shtojme nje pjese te arrave arrave te grira, shtrojme serisht pjesen tjeter te peteve, pastaj mbi te pjesen tjeter te arrave. Vazhdojme te shtrojme akoma petet e tjera dhe me pas shtresen e fundit te arrave dhe ne fund mbulojme me petet e fundit qe ngelen.
  14. Sperkatim bakllavane me gjalp te shkrire siper.
  15. Presim bakllavane ne menyre shume delikate ne forme rombi pasi kemi perfunduar shtrimin.
  16. Nxehim furren ne 170°C.
  17. E pjekim per rreth 1 ore ne kete temperature dhe pastaj per 2 ore te tjera ne 120°C.
  18. Nese bakllavaja merr nje ngjyre te erret kafe por nuk eshte pjekur akoma nga brenda e mbulojme nga lart me nje leter furri dhe vazhdoni pjekjen.
  19. Nderkohe qe bakllavaja piqet pergatisim sherbetin.
  20. Ne nje tenxhere shtojme ujin dhe sheqerin dhe e leme te zjeje rreth 10 minuta nga momenti qe merr vale dhe me pas e hiqim nga zjarri dhe e lem te ftohet.
  21. Ne minutat e fundit te zierjes se sherbetit duhet te kujtohemi ti hedhim pak leng limoni i cili nuk lejon qe sherbeti te ngri nga sheqeri i shumte.
  22. Sherbeti i hidhet i vaket bakllavase dhe kur bakllavaja te jete ftohur plotesisht.
  23. E lini te regjet per 24 ore para se ta kosumoni.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Perime ne furre
next
Supe me oriz dhe spinaq
previous
Perime ne furre
next
Supe me oriz dhe spinaq

4 Comments Hide Comments

loading...

Add Your Comment